8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Babai i të riut që u vra në Gjakovë: Krejt ka mi shkri për me e dit pse u vra djali jem (Video)

Më të lexuarat

Nazmi Hanës mëngjesin e së mërkurës ia vranë djalin në vendin e punës në qebaptoren “Toni” në Gjakovë. Për të atin vrasja e Arlindit është e pakuptimtë. Ky madje nuk e beson motivin e vrasjes për të cilin iu vra djali.

I ati i 30-vjeçarit që nuk i beson fort drejtësisë kosovare thotë se këtë punë nuk do ta lë më kaq nëse autoritetet nuk do ta kryejnë punën.
“Krejt ka mi shkri, me shpi e me pasuri për me gjet për çka u vra djali jem”, thotë ai. “Nuk vriten njerëzit në këtë mënyrë, sikur gjaja”.

Të shokuar më këtë ngjarje janë edhe qytetarë të tjerë që rastësisht qëlluan në vend ngjarje.

Policia ka konfirmuar se 21-vjecari E.B është arrestuar dhe tani është në ndalim. Arsyeje besohet të kenë qenë armiqësia e moçme për një femër. /Klan Kosova/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit