0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Babai i ashpër

Më të lexuarat

Babai i ashpër është babai jo zemërbutë, fytyrëvrenjtur. Profeti i Zotit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, thotë: Allahu është i Butë dhe e do butësinë. Ai jep për butësinë çfarë nuk jep për vrazhdësinë dhe çfarë nuk jep për diçka tjetër, përveç saj.”

Allahu i Lartësuar e përshkruar Veten se Ai është i Mëshirshëm, Mëshirëplotë, i Cili i mëshiron njerëzit në këtë botë dhe botën tjetër. Ai është i Butë, nuk e shpejton dënimin e mëkatarëve. Në qoftë se Ai do t’i dënonte njerëzit për tërë atë që veprojnë, nuk do të linte asnjë. Të gjithë njerëzit janë mëkatarë, ndërsa mëkatarët më të mirë janë ata që pendohen.

Edukator i nderuar, a je baba apo nënë, të lutem përgjigju këtyre pyetjeve:

1-A jeni tip i njerëzve që nuk i kontrollojnë emocionet në përgjithësi?

2-A jeni tip që zemëroheni shpejt, emocionoheni dhe harroni ngadalë?

3-A jeni tip i pamëshirshëm ndaj atyre që gabojnë dhe pranojnë gabimin e tyre?

4-A jeni tip jotolerant ndaj atij që bën keq dhe kërkon falje?

5-A jeni tip që s’lë gabim të madh a të vogël pa kritikuar dhe qortuar?

6-A jeni tip që ushtroni dhunë ndaj fëmijës nëse i ulen notat e tij në ndonjë lëndë?

7-A jeni tip që rrihni vajzën tuaj me shkop, kërbaç nëse vajza nuk ka kryer ndonjë urdhër si duhet?

8-A jeni tip i cili e nxeh lugën në zjarr dhe pastaj e djeg me të fëmijën e vogël nëse urinon në shtratin e tij natën, apo fëmijën adoleshent që ka bërë diçka që ju s’kënaq?

9-A jeni tip që ka ndërgjegje të rreptë dhe s’mëshironi të afërmin apo të largëtin vetëm pse s’pajtohet me ju?

10-A jeni tip që e mbani zemërimin me vite të tëra?

11-A jeni tip që ndaloni vizitën e birit tuaj e as nuk e vizitoni për shkak se u martua me ndonjë vajzë pa miratimin tuaj?

12-A jeni tip që e privoni fëmijën tuaj nga trashëgimia ligjore e pasurisë tuaj vetëm pse s’jeni të kënaqur me të?

Nëse përgjigjja është me po, atëherë ju jeni prind i padrejtë, mizor. Çdo njeri ka disa cilësi që s’mund t’i ndryshojë dhe çdo fëmijë ka aftësi dhe shkathtësi që s’mund t’i ndryshojë. Prandaj, kemi nxënës të shkëlqyer, të mesëm dhe të dobët në mësime.

Mos e ngarko fëmijën tënd me atë që s’mund ta përballojë. Dije se Allahu i mëshiron mëshiruesit, kush mëshiron ata që janë në tokë, atë e mëshiron Ai që është në qiell. Njerëzit që më shumti kanë prioritet për mëshirën tënde janë anëtarët e familjes tënde, fëmijët dhe bashkëshortja jote.

Nëse s’jeni në gjendje për ta trajtuar veten, ju jeni të sëmurë me ashpërsi dhe të trazuar personalisht dhe keni nevojë për një psikiatër.

Të lutem mos u zvarrit, ikni menjëherë tek ai!

/krenaria.com/

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit