1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Baba” bëhet ambasador

Më të lexuarat

 
Hashim Thaçi nuk shkoi në opozitë, pas zgjedhjeve të 8 qershorit të vitit që lamë pas, pavarësisht se të gjitha subjektet politike parlamentare ishin bërë bllok kundër koalicionit me partinë e tij (Partinë Demokratike të Kosovës), pikërisht për shkak të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, me në krye Enver Hasanin.
 
Kjo e fundit kishte marrë vendim se e drejta për krijimin e institucioneve i takon vetëm koalicionit më të madh parazgjedhor, përkatësisht PDK-së, duke mos ia dhënë mundësinë një gjë të tillë ta bëjë blloku VLAN, ndonëse këta të fundit i kishin numrat e nevojshëm në Kuvend.
 
Kjo bëri që pas 6 muajve të shpërbëhet blloku opozitar, me ç’rast Lidhja Demokratike e Kosovës arriti koalicion me PDK-në. Isa Mustafa u zgjodh kryeministër dhe Thaçi zëvendës i tij, me premtimin që ky i fundit në vitin 2016 të votohet për president.
 
Kjo “sakrificë” e madhe për Partinë e Thaçit, që përcillej me akuza të rënda nga opozita për favore politike, nuk do t’i shkojë huq kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasanit, të cilit do t’i përfundojë mandati më 26 qershor të këtij viti..kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit