-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Azerbajxhani, Kina, Pakistani dhe Irani sot festojnë ditën e parë të Fitër Bajramit

Më të lexuarat

Në Azerbajxhan namazi i Bajramit u fal një ditë më vonë. Arsyeja për këtë ishte fetvaja e dhënë nga komuniteti islamik në Kaukaz.
 
 Mijëra muslimanë të Kinës, Azerbajxhanit, Pakistanit dhe Iranit këtë mëngjes falën namazin e Fitër Bajramit, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Falja e namazit të Bajramit ishte organizuar në xhaminë e Niujie, në kryeqytetin kinez, Pekin. Pas namazit, të pranishmëve iu ofruan ushqim dhe pije. Xhamia Niujie është një nga atraksionet kryesore turistike dhe një nga xhamitë më të vjetra. Ajo është ndërtuar në vitin 996, në kohën e dinastisë Qing. Ajo është ndërtuar në stilin kinez dhe zë një sipërfaqe prej 6.000 kilometra katrorë dhe mund të marrë 10.000 besimtarë.
 
Në Azerbajxhan namazi i Bajramit u fal një ditë më vonë. Arsyeja për këtë ishte fetvaja e dhënë nga komuniteti islamik në Kaukaz. Xhamitë Ihliyyat, Karacukur, Tezepir në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, ishin përplot me besimtarë. Për shkak të pjesëmarrjes së madhe, një numër i madh i besimtarëve faleshin në oborret e xhamisë dhe në rrugë. Në lutjet e tyre ata përmendën problemet e mërgimit me të cilët po përballen muslimanët anë e mbanë botës dhe u lutën për çlirim nga pushtuesit.
 
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, në urimin e tij me rastin e festës së Bajramit, theksoi se Azerbajxhani është një vend ku jetojnë njerëzit e besimeve dhe kombeve të ndryshme, dhe se është me rëndësi jetike që të gjithë jetojnë në paqe. Me rastin e ardhjes së Fitër Bajramit, vendi shpalli zyrtarisht katër ditë jo-pune.
 
Në Azerbajxhan ka një traditë që quhet “Bajrami i zi”. Myslimanët, vizitojnë shtëpitë e atyre që kanë vdekur në mes të dy Bajrameve. Në shtëpitë ku dikush ka vdekur në vitin e kaluar, shtrohet një tryezë e veçantë.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit