Flakët e zjarrit kanë prekur qendrën e rehabilitimit ndaj personave të varur nga droga në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku ku mbetën të vdekur 30 persona.
Pamjet televizive tregojnë flakët që shkrumbojnë dritaret e mbyllura të ndërtesave njëkatëshe.
Agjensia e lajmeve APA ka njoftuar se katër persona janë dërguar në spital, ndërkohë që nuk dihet shkaku i zjarrit.