Politikani i viteve ’80 në Kosovë, sot avokat, për herë të parë publikisht thotë se është njeriu, truri dhe organizatori i ngujimit të minatorëve dhe protestave popullore të Kosovës në vitin 1989.
Azem Vllasi, që konsiderohej si njëri nga “nxënësit” e Josip Broz Titos, ish-udhëheqësit komunist të ish-Jugosllavisë, në një intervistë për Televizionin Rrokum flet për karrierën e tij politike në atë periudhë.
Ai flet për avancimin e pozitës kushtetuese të Kosovës pas vitit 1974,deri në periudhën e demonstratave të vitit 1981 dhe ato të vitit 1989.
Vllasi rrëfen edhe për epokën e pushtetit nacionalist të Slobodan Milosevicit dhe rezistencën politike të kreut të atëhershëm politik të Kosovës. / Telegrafi/