Azem Vllasi, ish-funksionari komunist, në vazhdim të intervistës ka thënë se ka thënë se korrupsioni i pasluftës është i paprecedent.
Ai ka goditur njerëzit që u pasuruan shpejt – në kurriz të popullit.
Sipas tij ka të tillë që pas luftës kanë ardhur në Prishtinë me nga një qese plastike dhe tash janë bërë milionerë.
Azem Vllasi: Tito kishte simpati për shqiptarët
Azem Vllasi, ish-funksionari komunist, në një intervistë për emisionin “Komiteti” të Gazetës Express që transmetohet në RTK, ka treguar momentet kur mori lajmin për vdekjen e diktatorit, Josip Broz Tito.
Ai thotë se po voziste veturën dhe lajmin e mori nga Radio Beogradi.
Vllasi e pranoj që ai ka qenë ‘simpatiku’ i Titos, duke thënë se ka pas simpati edhe për shqiptar të tjerë.
“Po, unë isha shqiptari i parë që u zgjodha kryetarë të rinisë komuniste.
Atë kohë sa kam qenë kryetarë i rinisë, Titoja e ka pas një simpati ndaj meje. Ai ka aps simpati për Mahmut Bakallin dhe për mua, dhe na ka përjetu si një thyeje për propagandën e serbëve. Ai e ka pa që jem njerëz normal, kurgja ma të keq se tjertë”, tha Vllasi.
Vllasi madje tha se: “Pa Titon atëherë, shumcka nuk kishim arrit cka kemi arritë.
Ai ka pas problem për krejt nga pak, por jo prej nesh”.
Ai kujton edhe fjalët e Titos që i kish thanë Mahmut Bakallit e Fadil Hoxhës.
“Ju kamë thanë se krejt kompetencat do t’i keni që do t’i kenë kompetencat. Por, puna e emrit mos bëni probleme tek puna me Serbinë”, tha ai.kohaislame