Le t’a sqarojmë në fillim çka është Avullimi poashtu edhe një shembull:
Avulli është gaz, i cili në përgjithësi është ende në kontakt me fazën e lëngshme dhe atë të ngurrtë, i cili nga sublimimi ose avullimi del në sipërfaqe.
Nëse nuk paraqitet ndonjë pengesë, formohet një baraspeshë dinamike tek e cila pjesëza të fazës së lëngshme gjegjësisht të ngurrtë kalojnë në fazën gazore dhe gjitashtu në të njejtën menyrë edhe prej formës gazore.
Përvoja tregon – rrobat e lagura, me qëllim të teren, duhet të hapen. Uji në enë, së cilës nga jashtë i ofrohet nxethësi, shterrohet. Nëse në vend të ujit derdhet alkool, këtij do t’ia diktojmë edhe erën karakteristike. Kuptohet, materiali ka kaluar nga gjendja e lëngët në të gaztë. Kjo dukuri quhet avullim. Mefjalë të tjera, avullim quhet procesi i transformimit të çfarëdo materiali nga gjendja agregate e lëngët në gjendje të gaztë. Avullimi kryhet me ajrosje dhe me valim. Ajrosje quhet procesi i avullimit të lëngut në çdo shtypja dhe temperaturë. Kësisoj, avullimi i sipërfaqeve ujore në tokë, si: i lumenjve, i liqeneve dhe i deteve kryhet me ajrosje, sikurse edhe terja e rrobave. Parvoja tregon se ajrosja kryhet në çdo temperaturë, kryhet vetëm mbi sipërfaqen e lëngjeve, kurse varet nga madhësia e sipërfaqes së lëngut, natyra e tij, dhe nga shpejtësia e rrymave ajrore. Praktikisht, që të teren rrobat, duhet të hapen me qëllim që të rritet sipërfaqja, por ato do të teren edhe më shpejt nëse fryn era. Kuptohet, trupi që ajroset ftohet. Kjo tregon së nxehtësia e nevojshme gjatë ajrosjes lirohet nga trupi. Në aspektin mikoroskopik, gjatë ajrosjes, nga sipërfaqja e lëngut, apo e rrobave që do të teren, shkëputen vetëm ato meleuka që kanë energji të mjaftueshme për t’i mbizotëruar forcat ndërmolekulare dhe shtypjen e jashtme atmosferike. Kjo do të thotë se nga lëngu mënjanohen vetëm ato molekula që kanë energji maksimale kinetike, duke shkaktuar zvogëlimin e energjisë kinetike të molekulave që ngelin në lëng. Kësisoj shpjegohet zbritja e temperaturës sëtrupit gjatë ajrosjes. Jemi dëshmitarë të faktit së kau dalim nga uji i liqenit, i lumit apo i detit, ndjejmë të ftohtë. Mund të përfundohet se formimi i avullit me ajrosje shoqërohet me thithje të nxehtësisë, siç përcillet shndërrimi i avullit në lëng me lirim të nxehtësisë.
-Le t’a mësojmë si na tregon Kur’ani këto çështje:
57. Ai është që i lëshon erërat si myzhde pranë mëshirës (shiut) së Tij. E kur ato (erëra) barin re të mëdha mbi, ne i sjellim mbi një tokë të vdekur dhe lëshojmë në të ujin (shiun), dhe me të (me ujin ) nxjerrim të gjithë fruta. Kështu i nxjerrim (i ngjalllim) të vdekurit, ashtu që të përkujtoni (fuqinë e Zotit).
(A’raf)
17. Ai e lëshon ujin (shiun) nga qielli e sipas madhësisë së tyre rrjedhin përrocka, kurse vele bart mbi vete shkumë të fryer lart. Shkuma e ngjashme është edhe ajo kur shkrihet (metal) në zjarr për të përfituar ndonjë stoli ose ndonjë mjet. Kështu, All-llahu sqaron shembullin e të së vërtetës dhe të pavërtetës. Për sa i përket shkumës (së ujit apo të metaleve), ajo hidhet si mbeturinë, ndërsa ajo që u sjell dobi njerëzve, ajo mbetet në tokë. Kësisoj All-llahu i sjell shembujt.
(Rra’d)
15. Ata gjithqysh do të thonin: ìNeve na janë ndalë sytë (të pamët). Jo, ne jemi njerëz të magjepsur.
16. Ne në qiell kemi krijuar galaksione yjesh dhe atë (qiellin) e kemi zbukuruar për ata që e shikojnë me vëmendje.
17. Dhe atë (qiellin) e kemi ruajtur prej çdo djalli të mallkuar.
(Hixhr)
17. Ne krijuam mbi ju shtatë palë (qiej) dhe nuk jemi të pakujdesshëm ndaj asaj që krijuam.
18. Ne lëshaum me masë ujë nga qielli dhe atë e përqëndrojmë në tokë. Po Ne kemi mundësi edhe ta humbim ate (ujin).
19. Dhe me anën e tij Ne mundësuam pë ju kopshte hurmash e rrushi, që në to keni shumë pemë dhe hani prej tyre.
(Muminun)
43. A nuk e ke parë se si All-llahu drejton retë, pastaj i bashkon, i bënë grumbull ato dhe atëherë e sheh shiun se si rrjedh prej tyre. Ai lëshon prej së larti, nga retë e mëdha si kodra breshër dhe me te goditë këdo, e ia largon atij që do. Shkëlqimi i vetëtimës së dritës së resë gati sesítë merr të të parit.
(Nur)
48. Edhe Ai është, që i lëshon erëra myzhde në prag të mëshirës së Tij (shiut) dhe Ne lëshuam prej qiellit ujë të pastër.
49. Që me të tíi japim jetë një toke të vdekur dhe tíu japim të pijnë atyre që i krijuam, kafshë e shumë njerëz.
(Furkan)
24. Nga argumentet e Tij është edhe ajo që ua dëfton vetëtimën edhe frikë e dhe si shpresë, dhe nga qielli lëshon shi e me të e ngjall tokën pas vdekjes së saj. Në këtë ka argumente për një popull që di të mendojë.
(Rum)
9. All-llahu është Ai që i lëshon erërat, e ato i lëkundin retë dhe Ne i derdhim ato në një vend të thatë dhe me atë ujitje e ngjallim tokën pas vdekjes së saj. Ja, kështu është ringjallja.
(Fatir)
34. Dhe në të Ne u kemi bërë kopshte hurmash e rrushi dhe në të u kemi dhënë burime (uji).
(Jasin)
21. A nuk e sheh se All-llahu lëshon ujë nga qielli dhe atë e shpërndanë në tokë nëpër burime, mandej me të mbijnë bimë të llojeve dhe të ngjyrave të ndryshme, pastaj ajo thahet dhe ti e sheh ata të zverdhurar dhe pastaj e bën atë të llomitr. Síka dyshim se në këtë ka argument për të zotët e mendjes.
(Zumer)
5. Edhe në ndërrimin e natës e të ditës, në atë furnnizim që All-llahu e lëshon prej qiellit dhe me te, pasi të ketë vdekur e ngjall tokën; edhe në qarkullimin e erërave për një popull që logjikon ka argumente.
(Xhathije)
8. (I bëmë ashtu) Dëshmi të dukshme dhe përkujtuese për secilin njeri që ka drejtuar mendjen (te Zoti).
9. Ne, nga qielli lëshuam shiun e dobishëm dhe më të bëmë që të kultivohen kopshte e drithëra të korren.
10. Dhe rritëm trungje të gjata hurmash me frua të paluara njëri mbi tjetrin.
11. ushqim për njerëz, dhe me të, Ne e ngjallëm tokën e vdekur, e kështu do të jetë edhe ringjallja.
(Kaf)
68. A e shihni ujin që po e pini?
69. A ju e lëshoni atë prej reve, apo Ne jemi që e lëshojmë?
70. Sikur Ne të dëshirojmë, e bëjmë atë të njelmët, përse nuk falënderoni?
(Vakia)
30. Thuaj: ìMë tregoni, nëse uji juaj humbet në thellësi, kush do tíju sjell ujë mbitokësor (burimor)?î
(Mulk)
11. Pasha qiellin që kohë pas kohe kthehet me shi.
(Tarik)
E, cilen të mirë të Zotit tuaj po e mohoni ?
E shiheni se Kur’an ka gjithëçka që ju nevojitet, qoftë SHKENCË apo dicka tjete