-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Avioni turk pa pilot ANKA gati për mision

Më të lexuarat

I erdhi fundi marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2004 për prodhimin e Mjetit Turk Fluturues pa Pilot “ANKA”.

Në vitin 2010, avioni turk pa pilot ANKA doli nga hangari dhe për 2 vjet vazhduan testet e fluturimit.

Anka deri më tani ka fluturuar rreth 90 herë dhe me një kohëzgjatje totale prej 140 orësh.

Për herë të fundit ANKA fluturoi ditën e diel duke qëndruar në qiell për rreth 18 orë. Gjatë kësaj periudhe Anka realizoi me sukses edhe shkëmbimin e të dhënave nga një distancë 200 kilometra larg qendrës komanduese në tokë.

Arritja më e rëndësishmei Anka-s ishte sigurimi i uljes dhe ngritjes me sukses në mënyrë automatike gjatë natës.

Në fluturimet provë në lartësinë mbi 26 mijë feet funksionuan me sukses të gjitha sistemet e motorit, uljes dhe ngritjes, kontrollit të ambientit, mbrojtjes nga ngrica, telekomunikimi ajror dhe sistemi i regjistrimit te informacioneve.

Pas kalimit me sukses të fluturimeve të provës është vendosur për prodhimin në seri të këtij avioni.

Fillimisht do të prodhohen 10 avionë ANKA për nevojat e forcave ajrore turke./trt

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit