5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Avioni Turk “Hurjet” prezantohet në panairin e avionëve në Britani

Më të lexuarat

Industria turke për aviacion dhe gjithësi (TUSAS) krijoi “Hurjet” në kuadër të projektit të zhvillimit të avionit reaktiv për stërvitje dhe ofrimin e ndihmës

 

ANKARA (AA) – Avioni reaktiv i prodhimit turk “Hurjet” dedikuar për stërvitje, është prezantuar në panairin e sivjemë ndërkombëtar në Farnborough, rrethi i Londrës në Britani të Madhe dhe menjëherë tërhoqi vëmendje të madhe para të pranishmëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Industria turke për aviacion dhe gjithësi (TUSAS) krijoi “Hurjet” në kuadër të projektit të zhvillimit të avionit reaktiv për stërvitje dhe ofrimin e ndihmës.

Në panair është prezantuar fluturakja pa pilot ANKA dhe helikopteri T-625 Ozgun, fluturimi i së cilës është planifikuar për në shtator. Po ashtu, në panair ishte fluturimi demonstrativ i helikopterit Atak T-129, i cili është pika më e madhe e eksportit të Turqisë në aspektin e mbrojtjes.

Megjithatë, befasia më e madhe e TUASAS ishte “Hurjet”, i cili tërhoqi vëmendjen e profesionistëve dhe amatorëve.

Në panairin për herë të parë u prezantua “prototipi statik” i avionit reaktiv “Hurjet”.

Pritet që prototipi i avionit shumë shpejtë të kryejë testet fluturuese, ndërsa lëshimi në përdorim i këtij avioni planifikohet për në vitin 2023.

Gjatësia e avionit do të jetë 13.4 metra, krahët do të jenë me një gjatësi prej 11 metrash dhe lartësia e bishtit do të jetë katër metra.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit