Avioni kombëtar i tipit “Hurkus” me raketa anti-tank me rreze të gjatë ‘LUMTAS’ dha provën në shfaqen e goditjes në rrethin e Konja-s.
Avioni kombëtar i tipit “Hurkus” me raketa anti-tank me rreze të gjatë ‘LUMTAS’ dha provën në shfaqen e goditjes në rrethin e Konja-s.
Avioni kombëtar “Hurkus” (HÜRKUŞ) është zhvilluar nga kompania Turke e Industrisë Aeronautike (TAI) për inventarin e ushtrisë turke për të pasur mbështetje të ngushtë nga ajri në luftën kundër terrorit.
Sipas deklaratës së bërë nga Sekretariati i Ministrisë së Mbrojtjes, testimi i raketës LUMTAS, integruar në avionin Hurkus, që planifikohet të hyrë në inventarin e Forcave të Armatosura Turke në vitin 2018 u realizua në Komandën e testeve dhe vlerësimeve të Ministrisë së Mbrojtjes që gjendet në Karapënar (Karapınar).
Në shfaqen e gjuajtjeve ishin të pranishëm edhe Ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare Fikri Ëshëk (Fikri Işık), Komandanti i Forcave Tokësore, gjeneralarmate Salih Zeki Çolak, Sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes Ismail Demir, atashetë e huaj ushtarakë, dhe personeli i nivelit të lartë ushtarak dhe civil.
Në dallim nga avionët e tjerë të telekomanduar kombëtar, një prej modeleve të Hurkus do të mund të bartë 1 mijë e 500 kg peshë shtesë.
Avioni do të përdoret në luftën kundër terrorit.
Avionët e tipit “Hurkus” janë avionët e lehtë të prodhimit vendor për trajnim, ndërsa modeli i telekomanduar i tij do të përdoret në mënyrë efikase në vëzhgim, mbikëqyrje dhe luftim kundër elementeve të terrorit.