Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, njoftoi se në sulmin ajror të izraelit ndaj Gazës janë martirizuar një grua 23 vjeçare shtatzënë dhe foshnja e saj, ndërsa bashkëshorti i saj është plagosur
GAZA (AA) – Të paktën dy persona, pjesëtarë të një familje palestineze, prej të cilëve njëri fëmijë kanë rënë dëshmorë, ndërsa një tjetër është plagosur në sulmet e avionëve izraelitë që kanë kryer pas mesnatës ndaj Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Eshref el-Kudra, në deklaratën me shkrim njoftoi se në sulmin ajror të izraelit ndaj Gazës janë martirizuar një grua 23 vjeçare shtatzënë dhe foshnja e saj, ndërsa bashkëshorti i saj është plagosur.
Ai gjithashtu deklaroi se numri i palestinezëve të plagosur që nga dje është rritur në 12.
Në deklaratën e bërë më parë nga ushtria izraelite, thuhej se 12 rajone në Gaza janë shënjestruar me sulm ajror. Në sulmet e mbrëmshme një palestinez kishte rënë dëshmor, ndërsa 6 të tjerë ishin plagosur.