Kryeministri i ri i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti sot zyrtarisht mori detyrën e tij, i pritur nga sekretari Fitim Krasniqi.
Me një ceremoni shtetërore para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryeministri Hoti, i vetëm parakaloi para Gardës së shtetit.
Ndërkaq, ish-kryeministri Albin Kurti në një video mesazh, të mërkurën tha se nuk do të jetë prezent në dorëzimin e detyrës së tij.
Kryeministri Avdullah Hoti sot në ditën e parë të detyrës së tij do të bëj homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, si dhe do të vizitojë Ministrinë e Shëndetësisë.
Ndryshe, Qeveria Hoti një ditë më parë u votua nga deputetët e Kuvendit të Kosovës me 61 vota për, 24 kundër dhe 1 abstenim.