4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

AUTOSTRADA DREJT SHKUPIT DO “TA BLLOKOJË” ATË TË MERDARIT

Më të lexuarat

Analistëve të zhvillimeve ekonomike nuk u duket rastësi që kompania e cila ndërtoi autostradën në Shqipëri, më pas e nisi edhe atë të Kosovës, nga Vërmica drejt Merdarit, konsorciumi “Bechtel-Enka”, ta fitojë të drejtën për ndërtimin edhe të autostradës që shkon nga Prishtina në drejtim të Shkupit, shkruan sot Koha Ditore.Avni Zogiani, udhëheqës i organizatës “Çohu”, ka thënë se projektet e dy autostradave janë të imponuara dhe se nuk janë ide apo qëllim i vetë Qeverisë së Kosovës. Ai ka thënë se ekzekutivi nuk ka asnjë këshilltar të sajin të angazhuar e që i njeh mirë çështjet e projekteve rrugore.

“Krejt këto janë projekte që i imponohen Qeverisë nga këshilltarët e transaksionit. Përgjithësisht në projektet më të rëndësishme kapitale Qeveria është injorante”, ka thënë Zogiani.

Sipas tij, i njëjti grup i interesit i udhëhequr nga përfaqësuesit e kompanisë “Bechtel”, ka krijuar monopol në fushën e investimeve të mëdha kapitale në Kosovë.

Ai ka thënë se lidhshmëria kohore me inicimin e procedurave tenderuese për projektet kapitale, sikurse rasti me ndërprerjen e mundshme në Orllat të “Rrugës 7” dhe fillimin e ndërtimit të rrugës Prishtinë – Han i Elezit, nuk kontrollohet nga Qeveria, po nga vetë nevojat e kompanisë ndërtuese.

Në nëntor, Qeveria ka deklaruar se do të përfundojë ndërtimi i pjesës së autostradës që lidh Morinin me Orllatin dhe të sigurojë dalje në rrugën Prishtinë-Pejë. E me fillimin e vitit 2013, Qeveria është zotuar se do të nisë ndërtimin e autostradës së dytë, asaj Prishtinë – Han i Elezit. kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit