4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Autoritetet serbe anulojnë vulat kosovare

Më të lexuarat

Autoritet serbe vazhdojnë me politikat e tyre destruktive karshi çdo simboli apo elementi të shtetësisë së Kosovës.
Në vendkalimin kufitar Tabanoc të gjithë udhëtarëve të huaj, të cilët në pasaportat e tyre kanë pasur vula doganore të Republikës së Kosovës autoritetet serbe u kanë vendosur vulën ‘ponishteno’, që do të thotë anulohet.

B. Xh nga Tetova deklaroi për agjencinë e lajmeve INA se, në vendkalimin kufitar Tabanoc, policët serbë në fletët e pasaportës ku kanë qenë të vendosura vulat e Republikës së Kosovës kanë vendosur vula të pavlefshme.

“Në kohën kur po flitet për mini-shengenin ballkanik, lëvizjen e lirë të personave sipas modelit të vendeve të Bashkimit Evropian, Serbia po vendos barriera të reja duke u shfaqur sërish me atë mentalitetin e viteve të 90-ta kur shqiptarët maltretoheshin nëpër kufijtë e këtij shteti”, shprehet B.XH.

Qytetarët e Maqedonisë reagojnë kundër vendosjes së vulave të vendosura nga autoritetet doganore të Kosovës në pikat kufitare Bllacë dhe Jazhincë.

Reagimi i tyre vjen, pasi ata po përballen me probleme gjatë kalimin në pikat kufitare serbe, për shkak të posedimit të këtyre.

“Ne respektojmë këtë vendim, mirëpo jemi të frikësuar se ndoshta mund të pësojmë ndonjë ndëshkim apo dënim nëpër pikat kufitare serbe, në ndonjë rast nëse na kërkohet pasaporta gjatë lëshimit të Serbisë. Herën e parë kemi pasur probleme dhe jemi detyruar të paguajmë edhe gjoba. Po ashtu jemi përballur me pritje të gjata në kufi dhe më pas ka pasur edhe anulimi i atyre vulave”, thekson për INA, Ramiz.H, i cili thotë se për arsye të aktiviteteve të biznesit i bie të udhëtojë drejt vendeve perëndimor dhe të kalojë transit nëpër Serbi.

Qytetarët e Maqedonisë dhe ata të Kosovës shpresojnë se së shpejti do të arrihet dhe praktikohet marrëveshja për kalimin e kufijve vetëm me letërnjoftime dhe të shmangen procedurat e pasaportave.

Një marrëveshje të tillë deri tani Maqedonia ka arritur me Beogradin, Tiranën dhe Podgoricën. MPB e Maqedonisë ka paralajmëruar se së shpejti një marrëveshje e tillë do të firmoset edhe me Prishtinën.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit