Duke filluar që nga e hëna në Arabinë Saudite do të fillojnë të gjobiten emigrantët, të cilët nuk kanë leje pune, si dhe punëdhënësit e tyre.
Të huajve, të cilët kanë ardhur në Arabinë Saudite për punë, iu dha mundësia të plotësonin deri me datë 3 nëntor dokumentet përkatëse ose të largoheshin nga vendi.
Këto masa janë marrë si pjesë e programit që ka për qëllim reduktimin e varësisë së vendit nga forca e huaj punëtore.
Pavarësisht ankesave të shumta rreth vonesave në procedurën e dhënies së lejeve të punës, autoritetet kanë njoftuar nisjen e kontrolleve policore. Punëtorët emigrantë ilegalë i presin burgu dhe gjobat.
Në Arabinë Saudite ka rreth 8 milionë të huaj në një popullsi prej 16 milionë banorësh.\