Policia kolumbiane konfiskoi një anije mallrash nga Kina që transportonte sasi të mëdha të armëve dhe municione në Kubë, ndërsa kapiteni kinez i anijes u arrestua, raporton Anadolu Agency (AA).
Prokuroria e Kolumbisë njoftoi se roja detare në fundjavë ka kapur një anije kineze dhe në të gjeti 100 ton barut, dy milion granata dore dhe 3000 mbushës baruti.
Anija që lundroi me flamurin kinez u ankorua në portin Cartagena. Zyrtari i lartë i Prokurorisë kolumbiane, Luiz Gonzalez ka deklaruar se sipas dokumentacionit anija duhej të transportonte gypat të nevojshme për ndërtimin e një rafinerie në Kubë, por malli i gjetur nuk përputhet me atë të paralajmëruar.
Gonzalez ka thënë se kapiteni kinez Yu Hong do të paraqitet para gjykatës kolumbiane nën akuzën se ka bërë kontrabandim të armëve. Një tjetër anije mallrash kineze e cila transportonte armë në Kubë është kapur në vitin 2013 në Panama.