Ministri egjiptian i Drejtësisë, Mahfuz Sabir, njoftoi se personat të cilët identifikohen se janë anëtarë të Lëvizjes së Hamasit i cili u cilësua nga Gjykata si “organizatë terroriste” do të arrestohen dhe atyre do të iu konfiskohen të gjitha pasuritë, si edhe pasuritë e lëvizjes, raporton Anadolu Agency (AA).
Sabir në një njoftim në gazetën el-Ahram të Egjiptit tha se: “Lëvizja Hamas është identifikuar se është e përfshirë në akte terroriste të ndodhura në vend. Sipas vendimit të Gjykatës që bazohet në prova konkrete, lëvizja Hamas konsiderohet si një lëvizje terroriste e cila dëmton sigurinë kombëtare të vendit. Të gjitha procedurat në lidhje me këtë vendim do të zbatohen. Personat të cilët identifikohen se janë anëtarë të kësaj lëvizjeje do të arrestohen. Pasuritë e lëvizjes do të konfiskohen të gjitha”.
Ministri egjiptian i Drejtësisë, i cili thekson se në Egjipt do të konfiskohen të gjitha pasuritë e patundshme që i përkasin Hamasit, ka pohuar se janë dhënë të gjitha udhëzimet e duhura ndaj Bankës Qendrore për të ngrirë llogaritë bankare të lëvizjes.
Ministri në fjalë ka shtuar më tej se javën e kaluar është miratuar “ligji i terrorit” me 10 nene dhe se autoritetet përkatëse kanë filluar të punojnë për zbatimin e tij. Gjykata e Punëve të Emergjencës në Kajro më 1 mars dha vendimin se lëvizja Hamas është “organizatë terroriste”. Disa nga drejtuesit e Hamasit si Musa Ebu Merzuk duke përfshirë edhe disa anëtarë të saj jetojnë në Kajro.