-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Autori i peticionit kundër dëbimit të kosovarit, fiton çmimin ‘Për guxim qytetar’

Më të lexuarat

Më shumë se 8000 vizitorë kanë ndjekur të dielën koncertin jubilar “Leizig. Courage zeigen” (Lajpcig. Trego kurajë).

Prej 20 vitesh shoqata “Leipzig.Courage zeigen” organizon koncertin me karakter bamirësie. Fillimisht si shkas ishte një marshim i radikalëve të djathtë drejt monumentit të viktimave të luftës, transmeton albinfo.ch. Shoqata kështu vihej kundër ideologjisë së djathtë dhe angazhohej për demokraci e kurajë civile.

Shoqata po ashtu jep për çdo vit çmimin “Couragiert in Leipzig”. Këtë vit çmimi i është ndarë të riut Benjamin Heinsohn. Ai, një gjimnazist në Lajpcig, në shkurt të këtij viti ka iniciuar një peticion në të cilin kërkohet angazhimi kundër dëbimit të një nxënësi, shok i tij i shkollës, në Kosovë. “Luani duhet të mbetet këtu”, ka qenë titulli i peticionit. Falë nënshkrimeve të shumta, atij i qe vazhduar qëndrimi, fillimisht edhe për një muaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit