29 janari mund të konsiderohet si ditëlindja zyrtare e automobilëve. Pikërisht në këtë ditë në vitin 1886 i mirënjohuri pothuajse nga të gjithë automobilistët Karl Friedrich Benz mori patentën për makinën e tij të parë me motor me djegie të brendshme.
Ideja e avancuar e mendimit inxhinierik të fundit të shekullit të 19-të zhvilloi shpejtësinë e pabesueshme për atë kohë – 16 km/h.
Megjithatë, automjeti i parë i dha gëzim vetëm Karl Friedrich Benz dhe bashkëshortës së tij. Banorët e tjerë të qytetit, të cilët ishin mësuar të përdornin për lëvizje karrocat e mbrehura me kuaj, i irritonte pa masë makina për shkak të zhurmës që shkaktonte gjatë lëvizjes. Amortizatorët dhe materialet e tjera të shuarjes së zhurmës u shpikën shumë më vonë.