Automobili i parë familjar turk me energji diellore “Aruna”, prodhim i Universitetit Teknik të Stambollit ITU, me 2 dollarë do të mund të përshkruaj 500 kilometra.
Ekipi i studentëve të universitetit, me 7 automobilat që ka prodhuar brenda 9 vjetësh, ka fituar 18 çmime dhe ka renditur në murin e lavdisë, 18 kupa. Ekipi i energjisë diellore të ITU, sot arrin të prodhojë automobilin e parë me mundësi vendore që do të punojë me energji diellore.
Aruna që e ka prejardhjen e emrit nga mitologjia është një automobil familjar për 4 persona dhe është prodhuar me qëllim që të mbështesë prodhimin e automobilave vendor dhe të tregojë se në jetën e përditshme mund të përdoren alternativa të ndryshme energjie.
Automobili që arrin 140 kilometra në orë, planifikohet të dalë në rrugë në muajin korrik.
Ndërkaq Aruna në kuadër të një turi që përfshin 26 qytete dhe që do të fillojë në muajin gusht, do të përshkojë 6 mijë kilometra. Ndërsa në tetor do të marrë pjesë në garën që do të zhvillohet në Australi “World Solar Challenge”.