Shërbimet e sigurisë të Izraelit arrestuan organizatorët dhe autorët e sulmit terrorist në Tel Aviv, si rezultat i të cilit u plagosën 29 persona. Ata i gjetën disa orë pas shpërthimit në bregun perëndimor të lumit Jordan, në afërsi të qytetit Ramallah, por për këtë njoftuan vetëm natën e kaluar.
Dihet se autori ishte një qytetar izraelit me prejardhje arabe.. Shërbimet e sigurisë së Izraelit nuk e bëjnë ende të ditur numrin e saktë të bashkëpunëtorëve të tij. Por, sipas të dhënave të hetimit, të gjithë të arrestuarit e kanë pranuar fajin e tyre. Siç shkruajnë mediat izraelite, kinse banda ishte e lidhur me lëvizjen “Hamas”.