Çfarë është autizmi?
Autizmi është një çrregullim i trurit që shpesh e bën të vështirë komunikimin dhe lidhjen me të tjerët. Në rastin e autizmit zona të ndryshme të trurit nuk arrijnë të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën.
Shumica e njerëzve me autizëm gjithmonë do të kenë ca probleme të lidhen me njerëzit e tjerë. Megjithatë diagnostikimi dhe mjekimi i hershëm u kanë ndihmuar gjithnjë e më shumë njerëzve të cilët kanë autizëm të arrijnë potencialin e tyre të plotë.
Çfarë e shkakton autizmin?
Autizmi ka prirje të përcillet nëpër familje, andaj ekspertët mendojnë se kjo mund të jetë një problem i trashëguar. Shkencëtarët përpiqen të gjejnë saktësisht se cilat gjene mund të jenë përgjegjëse për përcjelljen e autizmin nëpër familje.
Disa studime të tjera kërkojnë të gjejnë nëse autizmi mund të shkaktohet nga çrregullime të tjera mjekësore ose nga diçka tjetër e lidhur me ambientin e fëmijës.
Disa njerëz mendojnë se vaksinat e fëmijërisë janë ato që e shkaktojnë autizmin, veçanërisht vaksina MMR (Measles Mumps Rubella). Por disa studime kanë treguar se këto supozime nuk janë të vërteta. Është e rëndësishme të siguroheni që fëmija juaj t’i marrë të gjitha vaksinat e fëmijërisë. Ata ndihmojnë fëmijën tuaj të mos preket nga sëmundje serioze të cilat mund ta dëmtojnë dhe mund të shkaktojnë edhe vdekjen./m.n