1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Autizmi

Më të lexuarat

Autizmi (greq. αυτός, avtos – vetë) është një çrregullim i rëndë i funksioneve trunore dhe për rrjedhojë e sjelljes njerëzore, që veçohet me një dëmtim të komunikimit, ndërveprimit dhe përfytyrimit shoqëror. Njerëzit që vuajnë nga autizmi shpesh kanë një rreze të kufizuar interesash dhe shfaqin sjellje dhe mënyra të sjelljes përsëritëse, si dhe kundërveprime të ndryshme në mjedisin dhe rrethanat e përditshme.
Sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Sëmundjeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, autizmi shfaqet tek fëmijët para moshës tre vjeçare dhe shoqërohet me vonesa në ndërveprimet e tyre shoqërore, gjuhë, shenja apo lojëra përfytyruese. Sipas DSM-IV-R Autizmi përkufizohet si një sëmundje e cila karakterizohet nga

  • Dëmtim cilësor i marrëdhënieve sociale
  • Dëmtim cilësor i komunikimit
  • Karakter të kufizuar dhe stereotipik të sjelljes

 

Llojet e autizmit

Eksistojnë dy lloje te autizmit, sindroma e Apsbergut dhe sindroma e Kanerit. Sindroma e Apsbergut veçohet me një formë më të lehtë te simptomave te autizmit,ku edhe shanset e shërimit jane më të mëdha. Ndersa sindroma e Kanerit veçohët me simptomatik shumë te rëndë të autismit dhe ku mundësia e shërimit është minimale. Është me rëndësi shumë të madhe diagnostifikimi i hershëm i autismit dhe i diferencimit me qëllim të ndermarrjes së maseve përkatëse medicionale dhe edukative. Po ashtu për vetë prindërit te cilët kanë fëmijë autist është me rendësi njohja me simptomet e autizmit dhe llojet e diferencuara të autismit.
Sindromen e Kanerit (emri i studiusit amerikan qe beri analizën e parë te simptomatikës te këti lloji te autismit) i cili është i njohur edhe si autismi i hershëm femijor. Kjo për shkak të paraqitjes shumë të hershme në fëmijeri zakonisht prej moshës afër 2 vjeqare (në disa raste mundën të paraqiten edhe më herët por vështërsia e diagnostifikimit është shumë e madhe). Te ky lloj i Autizmit është e veçantë se femija në dukje i “shëndosh” fillon të stagnojë në aspektin e sjelljeve,të komunikimit(verbal apo te folurit), te perqendrimit, te lojës dhe interesimeve te pazakonshme te fëmijes,të ushqimit, me fjalë të tjera fëmija nuk sillet në mënyrë të zakonshme. Shumica e prindërve këto sjellje të femijes nuk dinë t’i vlersojnë si diçka që duhet për ta konsultuar mjekun e fëmijes,por e sqarojnë se fëmija është i “vonshëm” apo është fëmijë i “vështirë”. Vetëm kur sjelljet e fëmijes fillojnë dramatikisht te keqësohen atëherë dërgohet fëmija tek mjeku.
Është me rëndsi të madhe që gjatë bisedës me mjekun prindërit të tregojnë me hollësira të gjitha problemet që i vërejne tek femija me qëllim të informimit sa më të hollësishem dhe në një mënyrë që mjeku të ketë bazë për një diagnoz të drejtë.
Si një nga simptomet e para të autismit është shmangija e kontaktit me sy, ku fëmija i largohet cdo llojë kontakti me sy, si me femijët e tjerë po ashtu edhe me prindërit, shpeshhere kjo shpjegohet në mënyrë të gabuar se “femija ka turp”,ku fëmija në vend qe ti përgjigjet kontaktit me sy shikon anash apo në shumicën e rasteve lartë mbi kokën e personit kontaktues.
Stagnimi në të folur apo në disa raste edhe as fillimi i te folurit është një prej shenjave të para te A.,mirpo duhet të kemi kujdes gjatë vlersimit të të folurit si një prej simptomeve të A. është se kjo duhet te hyje vetëm ne kontekst të A.kur sjelljet e përgjithshme janë të cregulluara,sepse është normale që fëmijët kanë fillime të ndryshme në të folur. Ndodhë që fëmija edhe mbasi ka filluar të flas ka filluar ti “harrojë” fjalët sa që të mbërrijë deri në atë gjendje që nuk mundet të flas asnjë fjalë,që fatëkeqësisht në këtë gjendje mbesin tërë jetën, pra nuk janë më ne gjendje të flasin .
Me kalimin e kohes vërehen ndryshime të mëdha në sjelljet e fëmijës duke filluar se fëmija është shumë i tendosur ,qanë “pa arsye”,në dallim me fëmijët e tjere ai nuk është në gjendje të luajë me lodra apo posacërisht të luaj me fëmijet e moshës së vete,ku gjithnjë e kërkon pranin e prindërit me qellim që ti realizojë dëshirat e veta.
Po ashtu fëmija nuk është në gjendje(në befasi të prindërve) të kryej veprime të pavarura si p.sh.topin hedhur nuk është në gjendje ta kthejë prapë,ose të vendosë një figurë në vendin e duhur në tabelen përkatëse.
Mirëpo keqësimet nuk mbarojnë me kaq,femija ka probleme të mëdha të gjumit,që do të thotë nuk flenë herët në mbrëmje por shumë vonë dhe atë shumë me vështërsi ku prindërit vihen në sprova të mëdha fizike dhe psiqike,po ashtu femija nuk fle tërë natën pa u zgjuar por me ndërprerje ku edhe cdo herë duhen perpjekje maximale të prindërve për ta vënë në gjumë përsëri.
Tek disa fëmije paraqiten simptomet e autoagresionit(vetëlëndimit)ku me kalimin e kohës këtu fillojnë në mënyrë dramatike të keqësohen edhe për shkak se duke u rritur fëmija forca është më e madhe dhe pasojat e vëtë lëndimit janë më të mëdha.
Po ashtu problemi i mosmundësis që në mënyrë të pavarur të përdorë duart e veta shkaktojnë probleme të mëdha gjatë ushqimit ku shpesherë prindërit duhet ta ushqejnë vetë fëmijën apo të jenë pranë fëmijës gjatë ushqimit që ta ndihmojnë.
Në disa raste paraqiten edhe te ashtuqujtëra stereotipe ku fëmija bën lëvizje të dorës në mënyre rrethore apo lëvizjen e përhershme të gishtërinjëve në mënyrë të tendosur,kjo paraqet sidomos probleme gjatë koncentrimit dhe në kryerjen e veprimeve të zakonshme.
Pra si një perfundim nga gjithë kjo me lart,sindromi i Kanerit,paraqet formën e rëndë të autismit ,ku mundësit për një shërim janë shumë të vogla,por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të ndërmarrim asgjë sa i përket shërimit dhe ndihmës në aspektin medicional dhe edukativ ku ekzistojnë mundësi të mëdha të lehtësimit dhe përmisimit të gjendjës .
Rolë me rëndësi është diagnosa e hershme e autismit më se largu në moshën 3 vjecare ku edhe terapitë do të kenë më shumë sukses sesa kur ato fillojnë më vonë ku edhe efekti i terapis është më i vogël,por sa i perket terapive do të shkruaj në faqen Trajtimi.
Duhet pasur të qarte prindërit se ky llojë i autismit kërkon maximumin per ti ndihmuar,për ta edukuar,për të jetuar në familje dhe poashtu është një sprovë e madhe për tërë familjen,por duhet pasur kujdes që jetën nuk duhet ta kufizojme vetëm me këtë problem sepse femija (i rrituri)me këtë sëmundje kërkon babë,nënë ,motër,vëlla të fuqishëm te cilet gjithëherë do ti vijnë në ndihmë.
Sindromit te Kanerit dhe tiparet klinike:

  • Te folurit -pak apo asgjë.
  • Aftësia të kryej veprime te pavarura(pake apo shume e kufizuar),
  • Izolimi ne vetëvete, ku nuk ekziston apo shumë e kufizuar dëshira për të komunikuar me personat e tjerë (prej edhe vjen emri Autizem-i mbyllyr në vetëvete).
  • Sa i përket shkallës së intelegjensës te fëmijve me autizëm duhet cekur se kjo është e ndryshme, ku ka raste që kanë intelegjens të lartë me talente dhe interesime jo të zakonshme(si p.sh interesimi për numra, për planet e udhëtimit) mirpo fatëkeqsisht femijët me A. Kanerit kanë intelegjens pak më të ulët se normalja.

Sindromi i Apsbergut, forme më e butë e Autizmit. Kjo formë është e lehtë si në aspektin e shfaqjes të simptomeve e po ashtu sa i perket shërimit te vet sëmundjes.Fillon poashtu mbas moshës 2 vjeqare me paraqitjen e sjelljeve tipike të A.,pra duke u perqendruar në vetëm një veprim,duke levizur të gjitha objektet në formë rrethi pa marrë parasysh se a është i pershtatshëm (si p.sh. një katror apo një libër),me probleme në të folur ku ka raste qe deri në moshen 3 vjeqare nuk flasin.Gjitashtu paraqiten forma më të lehta të vetëlëndimit si dhe një tendencë që në rast të mosrealizimit të dëshires te paraqiten shpërthime të mllefit në mënyrë ekstreme.
Mirpo çka e bën të ndryshojë kët llojë të A. nga forma e rëndë e A., është se fëmiu ka kompentenca më të mëdha në aspektin social dhe komunikativ,çka do të thotë se fëmiu nuk është shumë i kufizuar gjatë krijimit të kontaktit në familie dhe jashtë saj.
Po ashtu të folurit vetëm në fillim mund të ketë probleme(fillimi i vonshëm),pastaj të folurit është normal.Një fëmijë me këtë sindrom dallohet më tepër me problemet çë i ka gjatë kontaktit me fëmijët tjerë, ku shumë veshtirë e ka të lidhë shoqëri apo thjesht të luaj me moshatarët e vet,sepse vije shpejtë deri te konflikti,e poashtu fëmiu shprehë dëshirën të luaj vetëm.Poashtu kur luan ka një specifikë që fëmiu dëshiron që lodrat ti rradhisë në rregulla shumë të qarta dhe gjithnjë në rradhitje të njëjtë.Intelegjensa që e posedojnë është në nivel të normales,por një pjesë e madhe posedon intelegjens të lartë çka edhe ju ndihmon në jetën e përditshme që të kenë një status të veçantë në shoqëri duke i konsideruar se ata janë “disi të tjerë” por si mjaftë të aftë(aftësia e madhe për matematikë dhe për shkencën në përgjithësi).

Shkaqet

Që në fillim duhet pasur të qartë, se mjeksia deri në ditët e sotme nuk e di shkaktarin e autismit, përkundër perpjekjeve të mëdha që po bëhen posaqërisht në SHBA. Pandaj kur flasim për shkaqet e autizmit kemi të bëjmë vetëm me hipoteza të cilat nuk janë të vërtetuara, por të cilat kanë një bazë shkencore.
Në përgjithësi dallojmë këto teori për shkaqet e autismit: njëra konsideron se shkaku i A. është në bazë gjenetike, tjetra si shkaktar konsideron ndryshimet e trurit në fazën e hershme, është i pranishëm mendimi po ashtu se ndryshimet biokimike që ndodhin në trurin e fëmijës mund të jenë shkaktare te A.,tjetra teori konsideron se problemet në përceptimin e botës së jashtme janë fajtore. Vështirësia e gjetjes së faktorit të A. qëndron në kompleksitetin e vetë sëmundjes,për arsye se A. përfshin një pjesë të madhe të aktivitetit njerzor duke filluar komunikimin(të folurit),raportet sociale-ndërnjerzore, mundësitë për aktivitete të pavarura janë të kufizuara. Përsa i perket faktorit gjenetik si shkaktar i autizmit duhet cekur se shpesh mendohet se prindërit janë ata të cilët janë “fajtorë” për gjendjen e fëmijës duke pohuar se fëmija ka trashëguar gjenet prej prindërve,ky mendim është plotësisht i pasaktë,sepse në të vërtet kur flasim për gjenet si shkak te A.ka të bëjë se materiali trashëgues(gjenet) janë të dëmtuara dhe si te tilla shkaktojnë sëmundje si p.sh tek Down sindrom(mongoloizmi) ku kromozomi 21 është i trefishtë .Përkundër përpjekjeve të shumta që po bëhen për gjetjen e kromozomit “fajtor” duke hulumtuar materialin gjenetik tek binjakët të prekur nga autizmi apo duke hulumtuar materialin gjenetik të fëmijëve të prekur nga autizmi që janë të të njëjtës familje(mundësia që autizmi të paraqitet përsëri në një familje që ka një fëmijë autist është më e madhe se sa tek ato që nuk kanë) parashikohen së paku 10 vite për të arritur deri tek një rezultat per rolin e gjeneve për A. .Po ashtu në kohët e fundit në SHBA është duke u përmendur me të madhe se shkaktari i autizmit është vaksina që jepet kundër fruthit(në gjuhën angleze mumps),rubeolës,varicelës që jepet si kombinim, mirëpo deri tani nuk ka prova të qëndrueshme që vërtetojnë këtë pohim. Një prej teorive më bindëse është ajo e cila e sqaron A. si pasojë e moskomunikimit të qelizave të trurit(neuroneve) ,ku secila qelizë(neuron) përbëhet nga dendritet(që bëjnë pranimin e informacioneve) dhe nga aksoni(që bën transmetimin e informacioneve në qelizën tjetër).Kjo shihet më së miri duke vështruar fëmijët me A. ku vërehët se ata kuptojnë shumë (pra pranimi i informacioneve bëhet) mirëpo problemet paraqiten gjatë realizimit deri në fund (informacioni i pranuar nuk do të transmetohet më tutje deri në realizimin pëfundimtar).Duke pasur parasysh se ekzistojnë afër 100 miliarda qeliza nervore(neurone)është shumë i vështirë përcaktimi dhe identifikimi i qelizave që nuk janë në gjendje të kryejnë pranimin apo transmetimin e informacioneve. Zbulimi i para disa viteve të neuroneve “pasqyrë”(mirror neuron apo spiegelneurone)do të ndikojnë në gjetjen e shkaktarit të A.,ku supozohet se këto neurone speciale kanë aktivitet të pakët dhe të kufizuar tek personat me A. Neuronet “pasqyrë” luajnë rol në kuptimin e veprimeve të personave të tjerë,në imitim,në të folur,në ndjenja dhe në vet mendimin, të gjitha këto deficitet kryesore të personave me Autizëm.

 

Trajtimi

Autizmi mendohet nganjëherë si një sëmundje e pashërueshme, megjithëse ky mendim është i diskutueshëm. Ka shumë terapi autiste me synime të ndryshme, p.sh. të përmirësimit të shëndetit dhe mirëqenies, problemeve emocionale, shqisore, vështirësive me mësimin dhe komunikimin etj. Sa i përket trajtimit të A.,ka shumë terapi që aplikohen duke u nisur prej metodave edukative dhe duke perfunduar me medikamente .
Se cila formë do të përdoret, varet së pari prej qëllimit që e parashtrojmë se në cilën simptomë duam të ndikojmë si p.sh tek problemet me te folur duhet ti bëhen terapitë tek logopedi,tek problemi me ndjenjën e vetë trupit dhe ambientit terapit i bënë ergoterapisti,tek problemi me autoagresione,problemet me gjumë shumë efikase jane treguar medikamentet që e zbusin gjendjen por jo edhe ta sherojnë per gjithnjë.Në vendet perendimore bëhen përpjekje që masat edukative dhe trajtimi të bëhet në shkolla të veçanta për fëmijë autista,ndërsa trajtimi me medikamente bëhet prej psikiatrave me shumë përvojë me qëllim të dozimit me kujdes dhe menjanimin e pasojeve të mundshme. Sa i përket masave edukative janë disa lloje të trajtimit prej të cilave më efikase është treguar metoda e “mbështetjes”.Metoda e mbështetjes kryhet kur pedagogu apo edhe prindi vihen prapa fëmijes duke i mbështetur duart e fëmijes në fillim me me shumë forcë e që me kalimin e kohës dhe suksesin duke zvogluar forcen e mbështetjes në mënyrë që femiu të bëjë veprime të pavarura.Duke pasur parasysh gjendjën e vështirë të fëmiut lypet një punë me afatë të gjatë dhe me durim, së paku 5 vjecare që të shihen rezultatet e para ku fëmija është në gjendje të kryeje disa veprime të vogla të pavarura. Në punën me fëmijë me autizëm është me rëndësi krijimi i rregullave të qarta të cilave duhet pëmbajtur në mënyrë rigoroze me qëllim që duke përsëritur çdo ditë fëmija do ta ketë më lehtë ta përvetsojë materialin mësimor.Kjo bëhet si p.sh. para fillimit të mësimit fëmijes i tregohet nëpërmjet tabeles se çfare do të mësohet sot dhe pastaj çdo përfundim i punes do të tregohet në tabele dhe puna e ardhshme do të njoftohet fëmiu. Po ashtu edhe orari javor duhet të përpilohet në mënyrë që të ju afrohet materiale të ndryshme mësimore si gjuha amtare,matematika,dituri natyre,muzik ,sport dhe forma të tjera të mësimi ,të gjitha këto duke pasur në konsideratë aftësinë e kufizuar të mësimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit