Policia austriake thotë se një 25 vjeçar është ndaluar pasi dyshohet të ketë vrarë ish të dashurën e tij, familjen e saj dhe të dashurin e saj të ri në qytetin turistik alpin Kitzbuehel.
Agjencia austriake e lajmeve APA ka raportuar se 25 vjeçari është dorëzuar në polici në qytetin Innsbruck dhe ka pranuar krimin e pesëfishtë të dielën në mëngjes.
Policia thotë se i dyshuari ka shkuar në shtëpinë e familjes së ish të dashurës së tij në orën 4 të mëngjesit të së dielës por është larguar kur babai i saj e ka hapur derën. Ata thonë se ai është kthyer në shtëpi, e ka marrë armën dhe është kthyer tek shtëpia e të ish të dashurës së tij.
Policia pretendon se ai e ka qëlluar babanë e saj me të hapur derën, më pas e ka qëlluar vëllanë e ish të dashurës së tij në dhomën e tij të gjumit.
Pasi ka vrarë nënën e saj, policia thotë të jetë ngjitur përmes një ballkoni në dhomën e ish të dashurës së tij dhe ka vrarë vajzën 19 vjeçare dhe të dashurin e saj 24 vjeçar./koha.net