1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Austria arreston narko –dilerët serbo-shqiptarë

Më të lexuarat

Policia austriake në Korushkë ka kumtuar se ka bandën serbo-shqiptare të narko- dilerëve, njoftojnë medie të Beogradit

Tri kilogramë kokainë, siç theksohet në kumtesën e policisë, “të cilësisë më të mirë” me vlerë dy milionë euro, janë konfiskuar

Komandant policisë në Korushkë Volfgang Raheger ka thënë se nga fillimi deri në mesin e kësaj jave janë arrestuar gjashtë persona. Banda, të cilën e udhëheq një shtetas nga Serbi 36 vjeçar, është e vendosur në Filah. Edhe vëllai i tij 34 vjeçar ishte i “punësuar” në bandë. Një shtetas tjetër i Serbisë ua kishte lënë në dispozicion banesën për ta vendosur mallin.

Dy shqiptarë që jetojnë në Itali kanë qenë ndërmjetës e korrier për transport ka qenë një shtetas belg me origjinë nga Kosova. Ai e ka sjellë drogën në Austri me veturë nga Gjermania.

Të gjithë të arrestuarit kanë qenë të njohur për policinë. Të dyshimtit kanë pranuar pjesërisht fjalësin por mohojnë disa nga akuzat dhe fajësojnë njëri tjetrin./koha/kohaislame

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit