3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Austri, operacion kundër pedo-pornografisë

Më të lexuarat

Policia austriake ka sekuestruar një seri serverash që ishin pjesë e një sistemi anonim interneti, pasi u zbulua se pamje që tregonin abuzime seksuale me të mitur kalonin përmes tyre.
Shumë persona përdorin rrjetin TOR për të mbajtur të fshehtë aktivitetet e tyre në web. Policia bastisi shtëpinë e William Weber, personi që menaxhon serverat, të cilin e akuzoi për shpërndarje të fotove ilegale.

Nga ana e tij Weber i mohoi akuzat duke deklaruar se nuk kishte dijeni për atë që bënin njerëzit përmes mundësive që ofronin serverat e tij.

The Onion Router (TOR) ishte krijuar nga ushtria amerikane si një mënyrë për të fshehur përdorimin zyrtar të rrjeteve. Ai përçon të dhëna përmes nyjeve të ndryshme, duke fshehur përdoruesit e faqeve të ndryshme të internetit, transmeton TCH.

Personi i arrestuar përdorte atë pjesë të rrjetit TOR të njohur si “nyja dalëse”. Këta servera të fuqishëm shërbejnë si lidhje mes rrjeteve të gjera dhe zinxhirit të kompjuterave që formojnë bërthamën e rrjetit TOR.

Në total i arrestuari, siç tha vetë pas bastisjes së policisë, menaxhonte 7 “nyje dalëse” që përçonin të dhëna çdo ditë mes dy rrjeteve.

“Unë kryesisht menaxhoj nyje që u mundësojnë përdoruesve jo të privilegjuar që të kenë akses të pacensuruar në internet, pa pasur frikën e përndjekjes nga shteti”, tha ai. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit