14.8 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Austri, një palestinez dënohet më burgim të përjetshëm

Më të lexuarat

Palestinezi 27-vjeçar u dënua me burgim të përjetshëm për nxitje të dhunës përmes rrjeteve sociale

VJENË (AA) – Azilkërkuesi me origjinë palestineze, u dënua me burgim të përjetshëm për nxitje për të kryer sulme vetëvrasëse në Izrael përmes rrjeteve sociale, ka njoftuar gjykata në Austri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjykata në Krems an der Donau, e cila ndodhet rreth 70 kilometra në perëndim të Vjenës, ka deklaruar të hënën se 27-vjeçari palestinez, ndër të tjera, është akuzuar edhe për anëtarësim në lëvizjen palestineze Hamas.

Palestinezi u arrestua në vitin 2016 në qendrën e refugjatëve në zonën Widviertel. Ai u akuzua për disa pika, përfshirë edhe kundërshtimin ndaj qeverisë.

Ai ndodhet në burgun Josefstadt që nga arrestimi i tij, kurse më parë ka vuajtur një dënim prej nëntë vitesh në Izrael, pas së cilës në vitin 2016 u arratis në Austri.

Avokatët e tij do të apelojnë vendimin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit