1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Austri: Dënohet studenti danez me dy vjet burg për fyerje të Profetit Muhammed

Më të lexuarat

Për shkak të fyerjes të Profetit Muhammed, studenti i kimisë nga Danimarka në Austri është dënuar me dy vjet burg, raporton Anadolu Agecny (AA).

Gjykata Rajonale në Vjenë lëshoi aktgjykim sipas të cilit studenti danez, 32 vjeç i cili jeton në Vjenë, dënohet me dy vjet burg, nën pretekstin “ushtrim të propagandës naziste dhe shpifje ndaj mësimeve fetare”. Prokuroria apeloi, duke pretenduar se danezi mori dënim të ulët. Studenti danez, emri i të cilit nuk u zbulua, jeton në kryeqytetin e Austrisë që nga viti 2010, ku studion kiminë. Sipas aktgjykimit, ai në mesazhet e postuara në rrjetin social Facebook, “shkroi mesazhe naziste, mohonte holokaustin e hebrenjve dhe fyerje ndaj Profetit Muhammed.”

Gjyqtari George Olschak gjatë dënimit tha se përbuzja e fesë është një sjellje jashtëzakonisht agresive, që sipas tij, studenti meritonte dënimin me dy vjet burg. Me sa duket studenti danez, i cili deklaroi se procedura e ngritur kundër tij është “budallallëk”, ndërsa gjatë qëndrimit në paraburgim, ka shkaktuar dëme të pronës publike duke vizatuar kryqe naziste dhe ka shkruar mesazhe naziste, ku do të ngritët procedurë e veçantë kundër tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit