Australianët kanë reaguar ndaj protestës antiislame të mbajtur në Melburn dhe e kanë ndaluar atë.
Grupi i qytetarëve që do të tubonte me një protestë antiislame në Melburn të Australisë, u bllokua nga një grup tjetër të cilët reaguan ndaj këtij veprimi.
Protesta kundër islamit ishte organizuar në të gjithë vendin nga organizata me emrin “Reclaim Australia”, vetëm se këto protesta kanë ngjallur reagimin e organizatave të shoqërisë civile dhe të mbrojtësve të të drejtave të njeriut në Australi.
Pjesëmarrja në protestat e organizuara në 16 qendra në të gjithë Australinë ka qenë e ulët. Australianët kanë dalë kundër kësaj nisme duke e cilësuar atë si “racizëm” dhe kanë mbajtur një kundërprotestë në shenjë reagimi ndaj saj.
Australianët bllokojnë protestën antiislame
Aktivistë të organizatave të shoqërisë civile dhe të mbrojtësve të të drejtave të njeriut penguan protestën e grupit antiislam, që ishte mbledhur në sheshin “Federation” në Melburn.
Qytetarët australianë rrethuan dhe bllokuan sheshin duke lëshuar sloganet si “nuk ka vend për recizëm”, ” mirë se erdhët myslimanë, jo racizmit”, “jo frikës, mirë se erdhët myslimanë” nuk kanë lejuar që mbështetësit e “Reclaim Australia” të hyjnë në shesh.
Në fjalimet që u mbajtën në shesh u theksua se përkrahësit e “Reclaim Australia” janë racistë edhe kundër aborigjenëve vendas. “Për kë mundohen të marrin Australinë. Këto troje kanë qenë gjithmonë të aborigjenëve dhe ashtu do të jenë përherë”, nënvizuan folësit.
– Tensioni u kthye në konflikt
Edhe pse në shesh ishin marrë masa të forta sigurie nga policia here herë pati rritje të tensionit dhe konfrontime, ku disa manifestuesve u ka rënë të fikët. Ndërsa gazetarët që janë sulmuar janë ndihmuar nga kolegët dhe shokët e tyre.
Australianët bllokojnë protestën antiislame
Jodee Mundy, një nga protestuesit pasi thekson se ata janë kundër sulmeve që u bëhen myslimanëve që jetojnë në Australi, për gazetarin e agjencisë turke të lajmeve AA u shpreh: “Ndodhem këtu sepse dua që shokët e mi myslimanë ta ndiejnë veten të sigurt kur të ecin në rrugë”.
Ndërsa protestuesi Tom Cameron, i cili thekson se “Reclaim Australia” ka organizuar protestë raciste me pretekstin për ato pak myslimanë që jetojnë në Australi ai shprehu se “Ndodhemi këtu sepse një grup i quajtur “Reclaim Australia” po mban një protestë fashiste, ku janë duke sakrifikuar myslimanët, të cilët përbëjnë një pjesë shumë të vogël të popullsisë tonë. Skajet ekstreme përbëjnë akoma edhe një pjesë më të vogël. E vetmja gjë që bëjnë është të nxisin urrejtje. Ndodhemi këtu për të qëndruar përballë tyre dhe për ti ndaluar ata”.
Australianët bllokojnë protestën antiislame
Australianët, të cilët kanë mbrojtur myslimanët në protestën, e cila zgjati për më shumë se tre orë, kanë mbajtur në duar pankarta me shkrime si “Racistë shkoni në shtëpitë tuaja”, “islamofobistë shkoni në shtëpitë tuaja”, “frikësohuni nga racizmi, jo nga myslimanët”. Ndërsa protestuesit antiislamë kanë mbajtur në duar pankartat me shkrimet “Islami armiku i Perëndimit”, “Zgjohu Australi”, “jo ligjeve të sheriatit”.
Pjesëmarrësit në protestat, të cilat filluan në një ambient të tensionuar, u shpërndanë pas protestave, të cilët zgjatën për më se 3 orë./trt