4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Australia u heq pasaportat pedofilëve

Më të lexuarat

Me qëllim parandalimin e ngacmimit seksual të fëmijëve jashtë shtetit Australia do të anulojë pasaportat e personave të dënuar për pedofili.

Ministri i Çështjeve Gjyqësore, Michael Keenan ka njoftuar se kanë përgatitur një projektligj të ri për të parandaluar udhëtimin jashtë shtetit të qytetarëve australianë të dënuar për abuzim seksual të fëmijëve (pedofili).

Keenan sqaroi se me qëllim mbrojtjen e fëmijëve të ekspozuar në vendet e huaja, nuk do të lejojnë që pedofilët australianë të dalin jashtë shtetit dhe këtyre personave do t’u anulohen pasaportat.

“Asnjë vend nuk ka vepruar në me kaq vendosmëri dhe në një mënyrë kaq të fuqishme për të penguar qytetarët e vet të dalin jashtë shtetit për të abuzuar me fëmijët e pambrojtur”, tha Keenan, duke shtuar se ky projektligj do të jetë goditja më e madhe që do ti jepet “turizmit të abuzimit seksual me fëmijët”.

20 mijë pedofilë, që kanë vuajtur dënimin, por që janë ende nën vëzhgim, do të preken nëse p/ligji miratohet, vazhdoi Keenan.

Ministrja e Jashtme, Julie Bishop tha se p/ligji i ishte “i pari i kësaj natyre në botë”.

“Pedofilët australianë vazhdojnë abuzimet seksuale ndaj fëmijëve të pambrojtur në vendet që janë në zhvillim, u shpreh Bishop, duke shtuar se vetëm vitin e kaluar kanë udhëtuar nga Australia drejt vendeve të huaja rreth 800 persona të dënuar për pedofili.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit