Në ujërat bregdetare të Australisë lindore kohët e fundit është regjistruar prania e një numri të madh të kandilave të detit. Shumica e specieve të këtyre kafshëve detare invertebrore janë të parrezikshme. Ndërkohë që në brigjet e Australisë banojnë edhe disa lloje kandilash deti vdekjeprurës.
Tani në Australi mbretëron vera e nxehtë dhe është piku i sezonit të plazhit. Në ditët e para të vitit të ri tre australianë – dy të rritur dhe një fëmijë 5-vjeçar – duke u larë në plazhet e shtetit të Queensland në lindje të vendit janë pickuar nga kandilat helmues të detit. Të gjithë ata u dërguan me urgjencë në spital dhe u shpëtuan. Sipas fjalëve të mjekëve, tani ata janë jashtë rrezikut për jetën.