8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Australi, vazhdojnë protestat paralele anti-islame dhe anti-raciste

Më të lexuarat

Policia australiane ka rritur masat e sigurisë, ndërsa njësiti policorë i kalorësisë nuk lejoi kontaktin e drejtpërdrejtë të dy grupeve të kundërta të demonstruesve.
 
Edhe sot anë e mbanë Australisë kanë vazhduar protestat anti-islame, por edhe tubimet paralele të kundërshtarëve të radikalëve të djathtë të cilët deklarojnë se nuk ka vend për racizëm dhe urrejtje në vend, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Policia australiane ka rritur masat e sigurisë, ndërsa njësiti policorë i kalorësisë nuk lejoi kontaktin e drejtpërdrejtë të dy grupeve të kundërta të demonstruesve. Demonstruesit të cilët kundërshtojnë intolerancën dhe racizmin në Australi për AA thanë se policia në Melbourne ka përdorur “forcë brutale” dhe hodhi sasi të mëdha të gazit lotsjellës ndaj turmës së demonstruesve.
 
Më shumë se 100 protestues kërkuan trajtim mjekësor në spitalet e afërta. Burimet lokale thonë se policia hodhi gaz lotsjellës dhe mbi një protestues të lënduar i cili ishte shtrirë dhe priste ndihmën e ambulancës. Zëdhënësi i Këshillit Islamik në Victoria, Kurada Seyit për AA tha se nuk ka asnjë dyshim se policia e ka tepruar me përdorimin e gazit lotsjellës.
 
Seyit tha se ndjehet i zhgënjyer dhe i dëshpëruar me rritjen e mostolerancës ndërfetare dhe ndëretnike në vend, por edhe me sjelljen e dy grupeve të demonstruesve dhe policisë.
 
“Mesazhi që racizmi nuk është i mirë u humb nga egërsia dhe anarkia e demonstruesve të mbledhur,” tha Sayit. Gjatë demonstratës në Melbourne janë arrestuar të paktën katër persona.
 
Paralelisht me këtë edhe në Sydney janë arrestuar pesë protestues, kur u përballen dy grupet e protestuesve në Martin Place, afër kafenesë Lindt, në të cilin vitin e kaluar ndodhi skena e krizës së pengjeve.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit