1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Australi, kryeministri paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Më të lexuarat

MELBURN (AA) – Kryeministri i Australisë Malcolm Turnbull njoftoi se në rast se nuk kalon edhe njëherë Ligji për Marrëdhënie Industriale nga Senati, i cili është refuzuar pesë herë deri më tani, më 2 korrik do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai në konferencën për media në kryeqytetin Canberra, tha se e ka thirrur Parlamentin dhe Senatin në seancë më 18 prill për të diskutuar mbi Ligjin për Marrëdhënie Industriale.

Turnbull theksoi se në rast se nuk do të pranohet edhe një herë ligji i cili në opinion njihet si ligji për rregullimin e kushteve të punës më 2 korrik do të mbahen zgjedhje të parakohshme.

Kryeministri australian tha se buxhetin federal do ta bëjë publik më 3 maj. “Senati duhet të veprojë me përgjegjësi dhe në vend që të qëndrojë para planifikimit tonë për zhvillimin në ekonomi duhet ta çojë përpara”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit