Hysni Selmanaj, Drejtor i auditimit të brendshëm, në emisionin e KTV –së “Interaktiv”, ka thënë se kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri i LDK-së, ka bërë keqpërdorime të mëdha.
Selmanaj ka thënë se hetimet e njësitit të krimeve ekonomike për keqpërdorime në Pejë kanë filluar në Pejë nga viti 2014 e deri për muajt e parë të vitit 2015.
“Nëse nuk ndikoj drejtpërdrejt në hetime, mund të them se me një autorizim të prokurorit më janë prezantuar se do të hetojnë komunën e Pejës. Unë kam marrë akuza se po fsheh keqpërdorimet në këtë komunë. Kryetari asnjëherë nuk ka folur me mua. Keqpërdorime janë në të gjitha kontratat që janë dhënë me ekuitime dhe kontrata minimale që kalojnë shumë 504 mijë euro për 14 muaj sa gjendet në krye të komunës Gazmend Muhaxheri ”, ka thënë Selmanaj.
“Me ardhjen e Muhaxherit në Pejë unë që nga fillimi kam pasur kërcënime. Unë jam staf civil dhe jam me akt-emërim. Në Pejë kanë filluar hetimet e njësitit të krimeve ekonomike për
keqpërdorime që nga viti 2014 deri në vitin 2015. Ka abuzim me
buxhet, me tenderë, me kontrata në vepër dhe me subvencione”, ka shtuar ai.
Ai gjatë emisionit ka thënë se nëpër tenderë nuk është lejuar konkurrenca e lirë.
“Nuk është lejuar konkurrenca e lirë nëpër tenderë. Fituesi ishte i ditur më herët. Vetëm janë dhënë tenderët, pastaj janë punuar vleftat në zyrën e prokurimit. Kompanitë veçse kanë filluar të punojnë, kurse janë paguar papasur dokumente për punën që po bëjnë”.
Ai ka thënë se kompanitë kontraktuese nga komuna, kanë lidhje me stafin udhëheqës komunal, përfshirë edhe kryetarin Muhaxheri.
“Operatorët kanë lidhje me stafin udhëheqës komunal, duke përfshirë edhe Muhaxherin dhe nënkryetarin e komunës pastaj me drejtorin e shëndetësisë, kulturës dhe atë të financave”.
Hysni Selmanaj është i pezulluar nga detyra dhe ai ka kritikuar mënyrën dhe arsyetimin e pezullimit të tij. kohaislame