0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Audi SQ5 ‘pa shofer’ përfundon suksesshëm udhëtimin historik

Më të lexuarat

Javë më parë u tha se firma e teknologjisë së makinave “Delphi” po planifikonte të dërgonte një makinë të kostumizuar dhe autonome Audi SQ5, të quajtur ‘Roadrunner’, në një udhëtim historik nga San Francisco në New York.
 
E siç duket, makina ka arritur në destinacionin e saj me sukses – madje duke qenë në lëvizje në 909 për qind të kohës.
 
Besohet se ky udhëtim ka qenë më i gjati i një makine autonome që është ndërmarr në Amerikën Veriore dhe inxhinierët në “Delphi” do të përdorin të dhënat e mbledhura për të rafinuar sistemin e tyre edhe më tutje, transmeton Koha.net. I pajisur me radarë e kamera në bord, makina ka qenë në gjendje të përballojë pothuajse gjithçka nëpër autostrada, pavarësisht kushteve atmosferike.
 
Shefi i teknologjisë në “Delphi”, Jeff Owens, ka thënë se dora e njeriut ka ndërhyrë vetëm njëherë në një zonë në ndërtim dhe njëherë për t’iu shmangur policisë. Ai thotë se duhen ende përmirësime në lidhje me njohjen e makinës me shenjat e rrugëve, por në përgjithësi thotë se projekti ka përfunduar me sukses.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit