Nga Ingolstadt dalëngadalë po vijnë informatat në lidhje me “7-shin” e ri.
Tashmë është e ditur se do të humb pjesën e pasme të veçantë, pjesë e cila nuk ka qenë e pëlqyer nga blerësit potencialë.
Kompania Audi thotë se A7 i ri do të jetë më i ulët se modeli aktual, më i gjerë, si dhe karroseria do të jetë më e theksuar. Në eksterier shumica e butonave do të zhduken dhe sistemet e automobilit do të menaxhohen përmes ekranit të madh të ndjeshëm në prekje.
Në ofertë do të jenë edhe disa motorë të rinj, duke përfshirë motorin 2.0-litër me teknologjinë e-Turbo me kapacitet prej 326 kuajfuqi.
Modeli S7 do të ketë motorin e përmirësuar benzinë 3.0-litër V6 Turbo me kapacitet prej 500 kuajfuqi, ndërsa RS7 do të ketë motorin 4.0-litër V8 Twin-Turbo me kapacitet prej 575 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Motori më i fuqishëm dizel V6 do të jetë me kapacitet prej 350 kuajfuqi.
Blerësit do të mund të zgjedhin edhe motorin hibrid plug-in, i cili është i kombinuar me motorin benzinë Turbo me katër cilindra.
Gjithashtu në ofertë do të jetë edhe motori V6 më i fuqishëm.