Ata që na vodhën me “Taksën Majko” te Rrugës së Kombit që u zhduk dhe u përpi nga vrima e zezë e korrupsionit pa e marrë vesh askush. Ata që vendosin sot të aneksojnë Veriun e Shqiperise me taksën dhjete euroshe per 70 klm, si ne asnje vend të botës bazuar ne (standart jetese- te ardhura-çmin-sasi kilometrash). Ata që na vjedhin me konçensionet dhe PPP-të e famshme. Ata që na vjedhin votën dhe na e blejnë atë me paratë e vjedhura 50 euro. Ata që na vjedhin naftën dhe kromin.
Ata që na vjedhin detin dhe naften poshte tij. Ata qe na vjedhin Atdheun dhe na perzene prej tij. Ata që na vjedhin ne spitale, ne zyra, ne shkolla, ne rruge, ne burgje, ne gjykata, ne polici, ne ajer ne qiell dhe ne toke. Ata qe na vjedhin jeten e rinise duke ua mbushur hundet me hashash e kokainë. Ata qe na vjedhin bregdetin, malin, kodren, fushen, detin, lumin, liqenin. Ata që po na vjedhin nderin dhe po i detyrojne vajzat e familjeve te varfera te kurverojne per te fituar te drejtat e tyre per shkollim, karriere dhe jete me te mire.
Ata qe po shkaterrojne nderin e femijeve tane neper shkolla duke ua mesuar atyre ndyresine dhe perversitetin. Ata që po na pinë gjakun si vampirë me dhëmbët e tyre të qenit. Ata qe na kane vjedhur median, radion, gazeten, revisten dhe shoqerine civile. Ata që na vjedhin shendetin me miell kaceroz Serbie. Vjedhin jete pleqsh me ilaçe te “rimbursuara” te skaduara Indie. Ata qe vjedhin jetet tona me hekur te rrezatuar Ukraine. Me ushqime te qelbura dhe te skaduara Serbie.
Ata qe na vjedhin asfaltin, fletoret, gomat, fashot, gjilperat, paracetamolin, serumin, çarçafet. Ata qe na vjedhin dritat, ujin, naften, benzinen, frymen dhe peshtymen. Ata qe na vjedhin te shkuaren, te tashmen dhe te ardhmen. Ata qe na vjedhin shpresen, nderin dhe krenarine. Ata që na poshtërojnë çdo ditë me arrogancën e dhjamrave dhe jakave te tyre te bardha. Ata që na ç’nderojnë çdo ditë dhe dalin në televizionet e tyre te blera me konçensionet e gjakut që të provojnë virgjerine e tyre, jane raca me hajdute, me kriminale dhe me bastarde që mund të kete deshmuar ndonjehere historia e Shqiperise. Por edhe nje popull qe nuk mbron nderin, gjakun dhe pasurine e tij nuk ndryshon shume nga ata bastardë. Ata na njohin mirë, prandaj nuk kanë frikë për sytë dhe rrylat e tyre te enjtur prej krimit, korrupsionit, grabitjes, mashtrimit dhe babëzise!