3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

ATK deri në fillim të dhjetorit ka inkasuar 552.7 milionë euro nga tatimet

Më të lexuarat

Vetëm edhe një muaj para përfundimit të vitit 2021, Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se ka inkasuar 552.7 milionë euro tatime, të hyra këto të cilat garantojnë realizim të projeksionit për këtë vit, por edhe tejkalimin e tij, bazuar në trendin aktual.

Sipas vlerësimeve të ATK-së, realizimi i të hyrave për këta njëmbëdhjetë muaj ka shënuar rritje për 126.06 milionë euro ose shprehur në përqindje 29.5% më shumë nëse krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Rritje e inkasimit është shënuar edhe në raport me planin e paraparë për 41.6 milionë euro apo 8.2% më shumë.

Një nivel si ky i inkasimit të të hyrave, nga ATK-ja thonë se tregon përkushtimin e jashtëzakonshëm të menaxhmentit të ATK-së dhe stafit të saj, në kryerjen e punës me përkushtim dhe përgjegjësi të plotë, të cilat padyshim se kanë reflektuar arritjen dhe tejkalimin e objektivave.

“ATK falënderon gjithë tatimpaguesit që kanë kryer në kohë obligimet e tyre tatimore dhe që kontribuojnë në qëndrueshmërinë fiskale të shtetit”, përfundon njoftimi. /Buletini Ekonomik/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit