0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Atifetja lufton për mandatin e vet

Më të lexuarat

Presidentja Jahjaga i ka bërë thirrje Gjykatës Kushtetuese që ta shpallë antikushtetues propozimin e Kuvendit për shkurtimin e mandatit të saj.

Në letrën që thotë ta ketë siguruar gazeta “Express”, Jahjaga ka shkruar se kalimi i këtij amendamenti shkel të drejtat dhe liritë e njeriut si dhe cenon demokracinë në vend.

Presidentja Jahjaga i ka dërguar një letër Gjykatës Kushtetuese, në të cilën ka argumentuar se propozimi i Komisionit për ndryshime kushtetuese për ndërprerjen e mandatit të saj është antikushtetues.

Jahjaga ka ardhur në krye të shtetit në prill të vitit të kaluar, pas një marrëveshjeje mes liderëve të PDK-së, LDK-së dhe AKR-së, që i pati dhënë fund krizës institucionale.

Bazuar në marrëveshjen mes tre liderëve, Jahjaga kishte marrë postin e presidentes me një mandat të shkurtuar, pavarësisht se betimin e kishte bërë për mandat të plotë pesëvjeçar.

Komisioni për Ndryshimet Kushtetuese, duke u bazuar në marrëveshjen e Thaçit, Mustafës dhe Pacollit, e cila është votuar edhe në Kuvend në formë rezolute, ia ka paraparë përfundimin e mandatit Presidentes aktuale para mandatit kushtetues.

Komisioni i udhëhequr nga Arsim Bajrami ka dërguar në shkurt të këtij viti njëmbëdhjetë amendamente për ndryshimin e Kushtetutës për interpretim në Gjykatën Kushtetuese. Ky institucion ka kërkuar qëndrimin e Presidentes rreth këtyre ndryshimeve.koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit