Një tjeter akt racist është shënuar në Athinë. Persona të panjohur,për të cilët dyshohet se janë anëtarë të Partisë Fashiste ‘Agimi i Artë’ kanë goditur, e më pas kanë gërvishtur fytyrën e një 14-vjeçari nga Afganistani me një shishe të thyer birre.
Ngjarja e rende ka ndodhur nje jave me pare ne qender te kryeqytetit grek, pikerisht nje dite mbas Pashkeve Ortodokse dhe eshte bere publike paraditen e se martes prej shoqatave ne mbrojtje te emigranteve.
Sipas deshmise rrenqethese te adoleshentit,tre persona me bluza te zeza,ne te cilat njohu simbolet e partise Agimi i Arte,I kerkuan dokumentat dhe pasi vertetuan prejardhjen e tij nga vendi i larget aziatik,e goditen dhe e rrezuan ne toke.
Ne vazhdim, njeri prej tyre theu nje shishe birre dhe me xhamin e mprehte i gervishi fytyren 14-vjeçarit,i cili paskesaj humbi ndjenjat. Pak minuta me vone, ai u dergua ne spital,ku u desh nje nderhyrje disa oreshe dhe 30 kapese per te penguar hemoragjine. Ministia greke e Mbrojtjes se Qytetarit njoftoi hapjen e nje hetimi per rastin,ndersa Prokuroria e Athines ka vendosur 14-vjeçarin nen mbrojtjen e shtetit.Ai eshte derguar ne nje qender reabilitimi per femije dhe po mjekohet per kirurgeve plastike ne nje spital te Athines./tch/kohaislame