3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Athina merr flakë

Më të lexuarat

Episodet e dhunshme kanë prishur të mërkurën protesta paqësore në qendër të Athinës, ku sipas sindikatave, rreth 350 mijë qytetarë grekë u mblodhën për të kundërshtuar masat shtrënguese ekonomike, të përgatitura nga qeveria e kryeministrit Andonis Samaras me kërkesë të Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Dhjetëra persona të maskuar të grupeve anarkiste në orët e pasdites provokuan duke qëlluar me gurë dhe shishe Molotov mbi policinë, ndërsa kjo e fundit u përgjigj me granata tymuese e kimikate. Përleshja vazhdoi gjatë në sheshin Sintagma, ndërkohë që policia arrestoi rreth 30 vetë dhe mësohet se dhjetëra persona janë lënduar, përfshirë edhe policë. Parku Kombëtar në kryeqyte u dogj nga zjarret e qëllimshëm.

Protesta u organizua nga sindikatat e sektorit publik dhe privat. Që në mëngjes qendra e Athinës ishte nën kordonin e policisë dhe rrugët që të lidhin me të, u mbyllën. Më shumë se 2 500 policë, ndodheshin në qendër të qytetit për të parandaluar trazirat, raporton BW.

Në tubim merrte pjesë edhe kreu i SYRIZA, Aleksis Tsipras, i cili deklaroi ndër të tjera se koalicioni qeverisës nuk mund të mbrojë interesat themelore të shoqërisë greke, derisa Samaras toleron dhe nënshkruan masa barbare. “Nuk mund të lejojmë që Greqia të konvertohet në një varrezë të madhe shoqërore”.

Paketa e masave të dhimbshme ekonomike është drejt përfundimit. Në paketën 13,6 miliardë euro (11,6 miliardë euro nga shkurtimet dhe dy miliardë euro nga masat fiskale) përfshihet edhe shkurtimi i vendeve të punës në sektorin publik, ulja e pagave, pensioneve, rritja e moshës për daljen në pension, etj. Por në mesin e grupeve parlamentare të partive që mbështesin qeverinë e Samaras, ka mjaft deputetë që nuk duken të gatshëm për të pranuar shkurtime horizontale në pagat dhe pensionet.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit