Një zëdhënës i flotës ajrore të Rusisë bëri të ditur se një aeroplan që po fluturonte nga Nju Jorku për në Moskë ka bërë një aterim emergjent në Islandë pasi kompania e fluturimit mori një kërcënim për bombë.
Sipas zëdhënësit, aeroplani ishte në ajër kur një person i paidentifikuar thirri flotën ajrore dhe tha se në aeroplan është vendosur një mjet shpërthyes.
Aeroplani ateroi në mënyrë të sigurt në Islandë, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për mjetin e dyshuar shpërthyes.