7.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Atentati në Tiranë/E shkuara kriminale e viktimës

Më të lexuarat

Zbulohen të tjera detaje për atentatin e ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Tiranë, ku një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos. Ngjarja ndodhi në rrugën “Shefqet Musaraj”, ku viktima u gjet në një mjet i plagosur, por më pas ka humbur jetën në spital.

Burime nga policia bëjnë me dije për se viktima Emiliano Boci, 32 vjeç dhe i plagosuri M.D, 27 vjeç janë shokë me njëri-tjetrin dhe janë qëlluar sapo kanë dalë nga një lokal së bashku. Emiliano Boci ka punuar si shofer tek Drejtoria e Doganave në Tiranë.

Viktimës i është bërë atentat edhe në vitin 2010, por i ka shpëtuar plumbave. Rreth 7 vite më parë Artur Tresa, në bashkëpunim me Astrit Malaj, për motive të dobëta tentuan të vrasin me armë zjarri pistoletë Emiljano Boçin, i cili u plagos rënde dhe ishte për pak kohë në rrezik për jetën.

Mësohet se në 2010-tën Emiljano Boçi kishte tentaur të vriste me pistoletë Astrit Malajn. Në cilësinë e provës materiale Boçit në 2010-tën iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë dhe tre gëzhoja pistolete.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes, ndërsa policia vijon hetimet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit