1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Atentat ndaj nënpresidentit amerikan Joe Biden (Video)

Më të lexuarat

Në shtëpinë e nënpresidentit amerikan, Joe Biden, e cila gjendet në Delaware, është shtënë disa herë me armë zjarri, njoftoi Shërbimi Sekret SHBA-ve, i cili është përgjegjëse për mbrojtjen e liderëve amerikanë.

Joe Biden dhe gruaja e tij nuk ishin në shtëpi në kohën e sulmit, tha zëdhënësi i Shërbimit Sekret, Robert Hobako, transmeton Telegrafi.

Shërbimi Sekret ka deklaruar se makina, e cila ishte duke lëvizur me shpejtësi të lartë, kaloi pranë rezidencës së nënkryetarit kur shtiu me armë në drejtim të shtëpisë së nënpresidentit amerikan.

Të shtënat e armës i kanë dëgjuar agjentët e shërbimit sekret që ndodheshin brenda rezidencës së Bidenit, ndërsa menjëherë kanë filluar edhe hetimet rreth këtij incidenti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit