-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ata e çuan edhe një urdhër të Zotit në vend: Cilat është historia e agjërimit të gazetarëve Ermir Hoxha dhe Orhan Murati

Më të lexuarat

Ndonëse jeni mësuar që t’i shihni nëpër ekranet televizive, duke dhënë edicionin e lajmeve ose duke moderuar ndonjë nga emisionet që janë emetuar në ambientin shqiptar, ata në pjesën e panjohur mbesin besnik ndaj obligimeve dhe normave fetare.

Ermir Hoxha dhe Orhan Murati, po e sfidojnë “mitin” se gazetarët janë antifetar dhe islmofob, duke u kujdesur që të jenë prej atyre që iu nënshtrohen urdhërave të Krijuesit të Gjithësisë.

Muaji i shenjtë për muslimanët, i gjen edhe këto dy figura simaptike të ekranit, në kryerjen e njërit prej bazamenteve të fesë islame, që është agjërimi i Ramazanit.

Gazetari me përvojë mbi 20 vjeçare në median shqiptare, Emir Hoxha, tregon shkurt e shqip arsyet se pse e e mban muajin e shenjtë për muslimanët, duke theksuar se  “më pëlqen  nganjëherë të them se ‘bëj atë që ma urdhëron Zoti im dhe pikë”.

Ai duke i sqaruar dobitë nga ky ritual fetar, thekson se kush agjëron, lehtazi e kupton  se ç’dobi ka, dhe atë sipas tij, të mira reflektohen në shumë aspekte: shpirtërore, fizike dhe etike, të dukshme e të padukshme, të qarta dhe të fshehura.

“Por mjaft të niset nga fakti se këtë ia urdhëron Zoti dhe kjo mjafton. Është një shkallë e tillë besimi sa ia kthen në kënaqsi e ngazëllim të gjithë aktin e bindjes ndaj Krijuesit, ku më pas pyetja se ‘pse agjëron’ bie, për t’u zëvëndësuar nga konkuldimi  që ‘ç’fat të madh kam që agjëroj”, ka theksuar Hoxha.

Kryeredatori i portalit tesheshi, me sa ngazëllim dhe kënaqësi tregon se njërën nga pesë shtyllat e fesë, ka filluar ta zbatojë në momentet kur ndërgjegja e tij fetare ka filluar të ndjehet gjallë, për të mos e ndërprerë më kurrë.

“Deri atëherë, si te shumëkush që në Islam ka vetëm një dorë, këmbë apo gisht, agjërimi ka qenë një sport i diktuar nga një atmosferë e caktuar. Kjo gjë ndodh gjithnjë. Agjërimi tundon, tërheq, përfshin si përjetim shumë kategori. Por kur ai merr formën e plotë, është ajo pazlla e gjithë mozaikut të konstruktit fetar, është krejt diçka tjetër”, ka shtuar ai.

Hoxha i cii rrugëtimin e tij në raport me agjërimin e rrëfen me simpati, ka thënë se që “pas viteve 2000, kur për herë të parë, agjërimi nisi të diktohet nga një ndërgjegje e mirëfilltë fetare, pasi nisa dhe namazin si obligim bazë”.

Delvinasi, i cili rrjedhë nga familje me ndjeshmeri të lartë fetare, që shërbeu edhe si shkak për tu përsekutuar nga regjimi Everist, tregon për 30 ditet se në asnjë moment nuk ka shprehur pendim se pse po agjëron.

“Përkundrazi. Madje ndjej një pendim për të kundërtën, ku në vitet larg Islamit, me agjërimin jam sjellë jo korrekt. Ka ndodhur dhe ta braktis atë në mes, madje për shkaqe më të ulëta se ushqimi. Zoti na faltë për këtë”, ka thënë Hoxha.

Ermiri, që tashmë po hyn në dekadën e dytë në zejene gazetarisë, duke treguar për sjelljen që e kanë pasur kolegët më të gjatë kohës që ai po abstentonte nga pija dhe ushqimi për orë të tëra, ka theksuar se ata i ka shoqëruar një lloj çudie nga kjo gjë.

“Çudi e shoqëruar dhe nga një lloj vlerësimi, respekti, deri dhe ndjeshmërie. Si i agjërueshëm edhe jam toleruar madje”, ka thënë Hoxha.

Ai si një besimtar – praktikues i fesë vlerëson se bindja dhe lidhja fortë pas asaj qe beson, në kuptimin e saktë dhe të drejtë të saj, është një element që mund t’i ndikojë ose të shtoj kurreshtjen edhe të të tjerëve.

Duke folur për atë se a ka mundur që ai të jetë “sebep”, që dikush t’i hyjë rrugës së agjërimit, Hoxha ka thënë se mund të ketë qenë, por nuk e di saktësisht.

“Mund të jem bërë shkak për dikë që të afrohet tek agjërimi, ta kryejë atë si obligim, ngase kam atë natyrën që e promovoj fort atë çka besoj se ka një vlerë, e ku këtu përfshihet dhe vetë Islami në tërrësi”, ka theksuar Hoxha.

Për ta plotësuar mozaikun e tregimit të tij, Delvinasi thotë se nga një këshillë rastësosre pak minutëshe, sipas tij, është bërë shkaktar që dikush i filloi t’i falë pesë kohët e namazit, duke shtuar se nuk kanë munguar as përpjekjet që shumë njerëzve që nuk ishin muslimanë t’ua krijoj një panoramë për këtë fe.

“Unë nuk dija gjë, që, fjalët e mia të ishin bërë shkak për plotësimin e një obligueshmërie nga ana e personit në fjalë. Dhe kështu mund të ketë ndodhur dhe me agjërimin. I bindur jam, gjithsesi, që kjo ka ndodhur me pranimin e Islamit në tërësi tek disa njerëz, si shkak i servirjes që i kam bërë në rrethana të caktuara. Nuk them se pas bisedës me mua kanë shkuar menjëherë tek shehadeti e  namazi, por së paku janë ëmbëlsuar me shijen e Islamit në rafshin teorik, për t’u zhvendosur tek praktikimi, a më saktë, jetësimi i tij në modelin e të jetuarit” ,a ka treguar Hoxha.

Imazhi i edicionit të lajmeve në Klan Kosova, është i lidhur ngushtë me emrin e Orhan Muratit, preshevarit, i cili pëmres zërit të tij i ofron shikuesit ngjarjet që po zhvillon në vend dhe në botë.

Ai duke folur për 30 ditet ka thënë se agjërimin ka filluar ta praktikoj pak më  shumë se dhjetë vjet më parë.

Sipas tij, se ai edhe më herët e ka mbajtur Ramazanin, por vetëm me ditë të caktuara, duke shtuat se “tani u bënë disa vite dhe më duket shumë e thejshtë”.

”Truri e zemra janë bashkë në këto ditë. Natyrshëm kemi më shumë butësi, gjithka që na rrethon na duket e bukur sidomos në këtë kohë pranevere. Meqë nuk ha e nuk pi dhe bën përsiatje në natyrë, e sheh se sa bukur funksionon cdo gjë. Lutja nuk e ndryshon Zotin, por e ndryshon atë që lutet”, ka thënë Murati.

Ai duke treguar për momentet interesante që i ka përjetuar përgjatë viteve që e kryen njërin nga obligimet fetare, ka thënë  se ka edhe të tilla.

“Në kohë lajmesh unë zakonisht mbajmë afër ujë, sa për ta celur iftarim, ku më pastaj hamë pasi të përfundon puna. Një ditë kisha uri më shumë dhe vec ujit mora dhe dicka të ëmbël. Pasi u bë koha e iftarit e hëngra pak dhe më kapi një kollitje. Kisha një minutë kohë për tu kthyer në gjendje normale. Pastaj, më ka ndodhur shpesh derisa i bëja ushqim djalit tonë të vogël. Para se t’ia jepja atij e kërkoja vet njëherë. Sigurisht se pa qëllim”, ka treguar ai.

Gazetari  i Klan Kosova, tregon se përvec që respektohet nga kolegët e tij gjatë këtij muaji të shenjtë, ai thekson se ka edhe një sërë punëtorësh të televizionit ku ai punon, e të cilët agjërojnë.

“Edhe ata që nuk janë bëjnë maksimumin që të jenë të kujdesshëm para të tjerëve.  Respekt i jashtëzakonshëm dhe i ndërsjellë. Në vendet e zhvilluara pyetja e parë që bëjnë është si shkon me kolegët pasi ne jemi pothuajse  më shumë kohë me ata se me gjithë të tjerët. Është shumë me rendësi një ambient i këndshëm ku punon. Ne e kemi këtë dhe jam i lumtur që i kam”, ka thënë ai.

Murati ka theksuar se as në rastin më të keq nuk do ta kompensonte Ramazanin me diçka tjetër, sepse sipas tij, kjo është një shtyllë e fortë e religjionit të tij.

“Nuk kam arsye. Gjithçka është e lehtë. Feja që i takoj është e bukur. Të gjitha pjesët e tij janë konceptuar në mënyrë harmonike për të plotësuar dhe mbështetur njëri-tjetrin. Asgjë nuk është e tepërt dhe asgjë nuk mungon”, ka shtuar ai./30 ditet/.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit