Asus tashmë ka disa kompjuter të njohur si “ultrabook” në treg, njërin me ekran me diagonale prej 13.3 inç, ndërsa tjetrin me 11.6.
Mirëpo, sot kompania ka paralajmëruar dy modele të reja të ultrabook-ëve në kuadër të serisë Asus S Series, ku njëri prej këtyre modeleve të reja ka ekranin me diagonale prej 14 inç, ndërsa tjetri me 15 inç, të cilët veçohen me hollësinë e ekranit që nuk është më i trashë se 0.82 inç.
Modelet e reja të Asus S Series do të vijnë me procesorin e ri të Intel, Ivy Bridge, si dhe me grafikat diskrete NVIDIA GeForce GT630M, ndërsa portet shtesë që janë përfshirë në këto modele janë; HDMI, VGA, Ethernet, D-SUB, USB 3.0, si dhe dy USB 2.0. /Telegrafi / kohaislame /