3.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Astana, përfundon takimi i nëntë rreth Sirisë

Më të lexuarat

ASTANA (AA) – Turqia, Rusia dhe Irani në takimin e nëntë rreth Sirisë që u mbajt në Astana të Kazakistanit janë dakorduar për ruajtjen e zonave të deeskalimit dhe vazhdimin e armëpushimit, ndërkohë që grupi i punës për personat e privuar nga liria do të zhvillojë takimin e ardhshëm në Ankara, kurse takimi i vendeve garantuese do të mbahet në Soçi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëvendësministri i Jashtëm i Kazakistanit, Erjan Ashikbaev, ka lexuar deklaratën përfundimtare, ku të pranishëm ishin delegacionet nga Turqia, Rusia, Irani, opozita siriane, Jordania dhe Kombet e Bashkuara (OKB).

Në deklaratën përfundimtare, palët kanë vënë theksin në rëndësinë e zonave të deeskalimit, respektimin e armëpushimit nga ana e regjimit, uljen e dhunës dhe stabilizimin e situatës së përgjithshme në Siri.

Po ashtu, në deklaratë potencohet rëndësia e dërgimit të ndihmave humanitare, garantimit të kushteve për kthimin e refugjatëve dhe personave të zhvendosur brenda vendit, ndërsa është nënvizuar vazhdimi i luftës kundër DEASH-it, Frontit Nusra si dhe personave dhe grupeve që kanë lidhje me listën e terrorizmit të OKB-së.

Palët kanë përshëndetur arritjen e përparimeve dhe zhvillimin e takimit të dytë të grupit të punës i formuar për lirimin e të burgosurve, dorëzimin e kufomave të personave të vrarë dhe kërkimin e personave të humbur.

Vendet garantuese kanë bërë të ditur në deklaratë se duhet të ndërmerren hapa të përbashkët për rritjen e besimit mes palëve në konflikt.

Ashikbaev njoftoi se Grupi i punës për personat e privuar nga liria do të mblidhet në muajin qershor në Ankara dhe se takimi i ardhshëm i vendeve garantuese është vendosur të mbahet në muajin korrik në Soçi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit