0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

ASSANGE DO TË THYEJË HESHTJEN

Më të lexuarat

Themeluesi i “Wikileaks”, Julian Assange, do të bëjë një dekratë publike pasditen e së dielës, e para që prej incidentit diplomatik të shkaktuar nga strehimi i tij në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Më parë gjatë javës, shteti i Amerikës së Jugut pranoi kërkesën e 41-vjeçarit për azil politik, duke argumentuar se nuk kishte garanci për respektimin e të drejtave të tij njerëzore në rast ekstradimi në Suedi apo riekstradimi të mundshëm në SHBA.

Vendimi i Kuitos ngjalli tërbimin e autoriteteve britanike, që rrethuan ambasadën dhe kërcënuan se do të ndërhyjnë me forcë, raporton TCH.

Një gjykatë britanike kishte pranuar më parë kërkesën e autoriteteve suedeze për dërgimin e tij në vendin skandinav, ku ai përballet me dy akuza përdhunimi.

Vetë Assange nuk i ka pranuar kurrë këto akuza dhe së bashku me mbështetësit e tij, i kanë konsideruar ato si të stisura për të dëmtuar punën e “Wikileaks”.

Uebsajti në fjalë, që prej vitit 2009, publikon dokumenta të rezervuara të administratës amerikane, duke nxjerrë në sytë e opinionit publik shumë skandale dhe ngjarje delikate në të gjithë botën.

Nëse Assange do të ekstradohet një ditë në SHBA, ai mund të përballet atje me akuza spiunazhi, të dënueshme në bazë të legjislacionit amerikan deri me dënim me vdekje.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit