Presidenti sirian, Bashar al-Assad emëroi dy ministra të rinj, atë të Industrisë dhe atë të Drejtësisë, bënë të ditur burime mediatike siriane.
Adnane Abdo Sakhni u emërua ministër i Industrisë duke zëvendësuar Fuad Kourdin, i cili e mbajti këtë post vetëm dy muaj dhe Najem Hamad al-Ahmad mori postin e ministrit të Drejtësisë në vend të Radwan Habib.
Për më tepër, Saad Abdessalam Nayef u emërua ministër i Shëndetësisë duke zëvendësuar Wael al-Halaqin.
Ndërkaq Këshilli i Sigurimit i OKB-së njofton përfundimin e misionit të vëzhguesve në Siri.
“Kushtet nuk u plotësuan për vazhdimin e misionit”, deklaroi ambasadori i Francës në OKB, Gerard Araud pas një takimi të Këshillit të Sigurimit mbi çështjen e Sirisë./trt/kohaislame